Përse të studiosh italishten pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë?
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë organizon kurse të gjuhës dhe kulturës italiane që prej vitit 1994 si dhe kurse përditësimi dhe formimi për mësues të gjuhës italiane L2. Kurset e organizuara nga Instituti janë të ndara në nivele të ndryshme sipas aftësive të parashikuara nga Kuadri i Përbashkët Evropian i Referimit.
Profesorët tanë janë italianë si dhe shumë të kualifikuar dhe specializuar në mësimdhënien e gjuhës italiane si gjuhë e dytë. Klasat përbëhen nga 8 – 12 studentë.
Studentët hyjnë në një atmosferë italiane të favorizuar edhe nga shumë aktivitete kulturore të organizuara nga vetë Instituti.
Në marrëveshje me Universitetin për të Huaj të Perugia-s, Instituti organizon çdo vit provimet për marrjen e Diplomës CELI (Çertifikatë Evropiane e Gjuhës Italiane).
Në marrëveshje me Universitetin për të Huaj të Siena -s, Instituti organizon çdo vit provimet për marrjen e Diplomës CILS (Çertifikimi i Italishtes si Gjuhë e Huaj).
INFORMACION RRETH KURSEVE TË REJA
STRUKTURA E KURSEVE TË GJUHËS DHE KULTURËS ITALIANE
Niveli | A1
Bazë |
A2
Elementar |
B1
Mesatar |
B2
Mesatar i përparuar |
A1
Adoleshenti |
Kohëzgjatja e kursit (orë) | 50 | 50 | 50 | 50 | 50 |
Frekuentimi: | 2 orë | 2 orë | 2 orë | 2 orë | 2 orë |