Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Rreth Nesh

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, organ zyrtar i Shtetit Italian, ka si qëllim promovimin dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës italiane në Shqipëri nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore për të ndihmuar shkëmbimin e ideve, arteve dhe shkencave.

Shërbime

Insituti Italian i Kulturës në Tiranë i ofron publikut shqiptar shërbimet e mëposhtme:

  • Kurse të gjuhës dhe qytetërimit italian të mbajtura nga docentë shqiptarë të kualifikuar;
  • Seksione vjetore provimesh për t’u pajisur me diplomën e gjuhës italiane CELI të Universitetit për të Huaj të Perugia-s. dhe CILS Universitetit për të Huaj të Siena-s p3 – 5 si gjuhë e huaj;
  • Një Bibliotekë italiane në dispozicion të nxënësve/studentëve dhe të anëtarëve për konsultimin e huamarrjen e librave, dvd-ve dhe revistave italiane;
  • Shërbim informazioni dhe dokumentacioni mbi Italinë në fushën kulturore.

Të gjitha eventet kulturore (koncertet, ekspozitat aristike, filmat, etj.) janë të organizuara nga Instituti në bashkëpunim me: 

  • Universitetin e Arteve, Tiranë;
  • Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranë;
  • Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë;
  • Tetarin Kombëtar;
  • Bibliotekën Kombëtare;
  • Muzeun Historik Kombëtar;
  • Teatri Metropol në Tiranë;
  • Teatri “Migjeni në Shkodër;
  • Galeria ZETA në Tiranë;
  • Galleria Bazament në Tiranë;
  • Radio MI në Tiranë;
  • Qendra Rinore ARKA në Shkodër;
  • Qendra Rinore në Vlorë.