Biblioteka mediatike e Institutit përfshin mbi 6078 tituj, të ndarë mes materialeve tekstuale, filmike dhe multimediale dhe një numri të konsiderueshëm revistash italiane.Kjo pasuri librore përbëhet kryesisht nga letërsi artistike italiane (klasike dhe bashkëkohore), ese, libra për fëmijë, antologji shumëdisiplinore, enciklopedi dhe fjalorë.Seksione të veçanta i janë kushtuar monografive specifike mbi historinë, kulturën dhe gjeografinë e rajoneve dhe qyteteve të ndryshme italiane, si dhe teksteve mbi gjuhësinë dhe didaktikën e gjuhës italiane.Seksionet e tjera përbëhen nga vëllime mbi artin, historinë, historiografinë, teatrin, muzikën, sociologjinë, filozofinë, shkencën, ekonominë, politikën etj.
Një raft i veçantë përmban publikimet më të fundit kinematografike të bibliotekës.
Për të hyrë në katalogun online të bibliotekës:
KLIKO LINKUN: https://iic.infoteca.it/tirana
Për më shumë informacion: biblioteca.iictirana@esteri.it
Rregullorja dhe Skeda e Regjistrimit: clicca qui
https://iictirana.esteri.it/wp-content/uploads/2023/09/RegolamentoScheda-iscrizione-1.doc