Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me Albania Letteraria për prezantimin e librit të fundit të Visar Zhitit të përkthyer dhe botuar në Itali, “Sulle strade dell’inferno. La mia vita nel carcere di Spaç”
E martë 12 shtator 2023, ora 18.30
Biblioteka e IIC Tiranë
Pallati i Kulturës, Sheshi Skenderbe
Hyrja e lirë
Gjuha e aktivitetit: italisht
Visar Zhiti, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të panoramës letrare aktuale shqiptare, do të nisë nga libri i tij më i fundit i përkthyer dhe botuar në Itali: Sulle strade dell’inferno. La mia vita nel carcere di Spaç (Besa Muci, 2022) dhe do të bashkëbisedojë me Prof. Belfjore Qose, docente e historisë së letërsisë botërore pranë Universitetit të Tiranës.
Takimi do të moderohet nga Anna Lattanzi, kryeredaktore e Albania Letteraria.
Sulle strade dell’inferno. La mia vita nel carcere di Spaç, dëshmon tragjedinë e përjetuar në heshtje nga mijëra kundërshtarë, disidentë dhe dëshmorë të diktaturës së përgjakshme komuniste. Një përvojë e jetuar në vetë të parë dhe e shndërruar në rrëfim, i cili për shkak të karakterit të tij universal, interpreton emocionet, kujtimet, vuajtjet dhe mizoritë e pashoqe, mes të cilave kaluan ata që patën fatin e keq të binin në rrjetën e policisë politike të Enver Hoxhës. Visar Zhiti u burgos pikërisht për shkak të veprës së tij poetike, e cilësuar jo në përputhje me dogmat mbizotëruese të realizmit socialist. Historia e tij njerëzore i ofron lexuesit një përshkrim të pamëshirshëm, të papërpunuar dhe të vërtetë të gjendjes çnjerëzore të të burgosurve politikë, në sistemin e pamëshirshëm të burgjeve enveriste.
Visar Zhiti është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptarë dhe nga të paktët që është dënuar nga diktatura e Enver Hoxhës, për shkak të një vepre poetike, të cilësuar si “tepër hermetike, e trishtë dhe për rrjedhojë në kundërshti me normat e realizmit socialist”. Pas dhjetë vitesh burg dhe pune rë rëndë, me rënien e diktaturës, Zhiti pati mundësinë t’i botonte të gjitha veprat e tij, përfshirë edhe poezitë e shkruara fshehurazi gjatë qëndrimit në burg. Përveçse ka dhënë një ndihmesë tejet të madhe dhe origjinale në panoramën letrare ballkanike dhe ndërkombëtare, tregimet, romanet, si dhe esetë e tij, kanë përforcuar lirinë intelektuale dhe jetën demokratike shqiptare. Librat e tij janë përkthyer në shumë Vende (nga SHBA në Maqedoni, nga Rumania në Itali), duke fituar çmime të rëndësishme