Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Performing Freedom on Post-Globalist Stages – Konferenca III Ndërkombëtare e Qendrës së Studimeve të Artit

Loandina_conf.9-10.12.2026

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Qendrës së Studimeve të Artit – Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me titull Performing Freedom on Post-Globalist Stages (Duke performuar lirinë në skenat post-globaliste).

Nga Italia do të marrin pjesë përfaqësues nga Universitetet e Palermos, Napolit dhe Gjenovës.

Aktiviteti do të zhvillohet më 9 dhe 10 dhjetor 2026, pranë selisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Shoqëria botërore po kalon sot një fazë “post-globalizimi”, e cila nuk duhet kuptuar si fundi i globalizimit, por si një shndërrim i tij.

Moderniteti pa të dilnin në pah si protagonistë shtetet-kombe në garë me njëri-tjetrin, të cilat u kthyen shumë shpejt në instrumente të globalizimit. Në fakt, për të krijuar identitete të reja kombëtare me kufij të përcaktuar qartë, artet u përfshinë në një proces të vazhdueshëm huazimesh, shkëmbimesh dhe përshtatjesh, që gjeneruan partikularizma lokale brenda një kuadri më të gjerë ndërkombëtar, të aftë t’i komunikonte mbarë botës — një proces ku artet performuese morën pjesë aktivisht.

Në epokën e revolucionit digjital, që sheh të rikthehet në modë gjuha e kufijve, e sovranitetit dhe e traditës, ndërlidhja globale nuk është zbehur dhe, njëkohësisht, kombi nuk është zhdukur, por po riformulohet. Edhe një herë, artet performuese përbëjnë një nga laboratorët më të dukshëm të këtij fenomeni.

Në një botë gjithnjë e më të orientuar drejt mbikëqyrjes dhe kontrollit digjital, sovraniteti shtetëror bëhet edhe sovranitet i dijes, i informacionit dhe i privatësisë; dhe, duke mos qenë më një gjendje fikse territoriale, ai shndërrohet në një proces performativ. Festivalet artistike kthehen në hapësira diplomatike dhe prodhimi kulturor në një formë të soft power-it, ndërkohë që po ato struktura që premtojnë të nxisin dialogun dhe ndërlidhjen, prodhojnë gjithashtu konformizëm. Rrjetet ndërkombëtare të artistëve shndërrohen shpesh në rrjete pasigurie, të përbëra nga individë që mund të përballen me pasiguri ekonomike e profesionale, censurë apo mospërfillje.

Dita e parë e konferencës do t’i kushtohet marrëdhënieve historike mes arteve dhe formimit të shteteve-kombe. Dita e dytë do të eksplorojë sfidat globale të së tashmes dhe do të shqyrtojë teatrin dhe muzikën si hapësira të mendimit kritik, ndjeshmërisë njerëzore dhe dialogut transnacional.

Për programin kliko QUI

  • Organizuar nga: Qendra e Studimeve të Artit – Akademia e Shkencave e Shqipërisë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë