Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Fashion Panorama Closing Party – Java e Italisë

Në mbyllje të ekspozitës Fashion Panorama – The Italian New Wave, inauguruar më 8 maj pranë COD – Qendra për Hapje dhe Dialog e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, ju fton në Fashion Panorama Closing Party.

Ekspozita do të prezantohet në një mënyrë të re, përmes projeksionit të fotografive dhe videove në kolonadën madhështore të Sheshit Italia. Kolona zanore shoqëruese e eventit, do të performohet nga DJ MaNu, i ftuar enkas nga Italia.

01.06.2023 ora 20:30 – Sheshi Italia 

Fashion Panorama – The Italian New Wave është një projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, me kurator Vogue Italia. Ekspozita u lind me synimin për t’i dhënë zë dhe shikueshmëri gjeneratave të reja të stilisteve dhe stilistëve italianë, duke përçuar vizionin dhe punën e tyre në mbarë botën.

Ekspozita rrëfen modën bashkëkohore italiane, përmes vizionit dhe punës së 10 stilistëve – ACT N°1, Gisèle, Cormio, lessico familiare, Magliano, Marco Rambaldi, Medea, Panconesi, Niccolò Pasqualetti, SSHEENA – të cilët përkrah ripërpunimit të traditave artizanale në formë rishtare dhe me gjuhë e metoda novatore, kanë mundur të ruajnë një marrëdhënie të fortë dhe të integruar me industritë e tjera të lidhura me kulturën apo krijmtarinë italiane, si dhe të trajtojnë në mënyrë origjinale, aspirata dhe tema të dashura për shoqërinë bashkëkohore.

DJ ”Ma Nu!” – Me eklektizëm të fuqishëm, interpreton dhe krijon dj-setet e tij rreth tingullsisë black, pa i vendosur vetes kufij, me një prekje që e ka zanafillën tek rrëmimi i vazhdueshëm nëpër dyqane, tregje apo magazina disqesh, duke përzgjedhur produksione dhe editime të reja, por edhe duke ripeshkuar të vjetra syresh. Tinguj funk, hip hop, dub, disco, house & jazz, të marrë dhe të futur në centrifugë, duke përdorur ekskluzivisht disqe 7”, për të përftuar një mirazh dinamik gjithmonë të pranishëm.

Prej disa vitesh, është pjesë e artistëve rezidentë të festivalit të rëndësishëm Jazz Re:Found, një realitet i kthyer në pikë referimi në Itali, për muzikën black në të gjitha format e saj.

Prej 4 vjetësh, drejtoni një program mujor pranë Radio Raheem, një stacion radiofonik milanez i rëndësishëm, nga ku shpërndan disqet e tij të përzgjedhur, duke u endur ndër tingujt më të ndryshëm të muzikës black.

Ka gjetur veten ndër vite në skenën muzikore të lidhur me diggin’ në Itali, duke ndarë skena nga më të rëndësishmet, me një spektër të gjerë artistësh të mirënjohur e fort të ndryshëm nga njëri-tjetri… bëhet fjalë për personazhe si: Mad Professor, Dj Gruff, Dj Vadim, Carl Craig, Bonobo, Nickodemus, Dj Ralf, Marcell Dettmann, Nicky Siano, Andy Smith, LEfto, mes shumë e shumë të tjerëve. Artisti gjithashtu, me regjistrimet e tij, ka çelur koncertet live të disa prej legjendave të muzikës si Lee Fields & The Expressions, Azymuth apo Yasmin Bey i njohur si MOS DEF.

  • Organizuar nga: IIC Tiirana