Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e XXI të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës me koncertin e fizarmononistit Pierpaolo Petta dhe kuintetit të harqeve “Màris”: Nevila Kalaja Herczegh & Kristi Maneci – violinë, Besnik Yzeiri – violë, Andi Alimemaj – violonçel, Xhorxhio Spahiu – kontrabas.
12.7.2026 ora 21:00
Salla e Hotel Meliá në Lalëz (Durrës)
Programi:
“Tango”
Astor Piazzolla (1921 – 1892)
– Ave Maria(arranged by P. Petta)
– Violentango(arranged by P. Petta)
– Meditango(arranged by P. Petta)
– Vuelvo al Sur (arranged by P. Petta)
– Escualo
– Oblivion(arranged by P. Petta)
– Tango pour Claude
Pierpaolo Petta (1978 – )
– Rosa Nero
– Fantazi per fizarmonike solo
– Milongon
Astor Piazzolla (1921 – 1892)
– Libertango (arranged by P. Petta)
Pierpaolo Petta është një fizarmonicist, kompozitor dhe kontrabasist italian me origjinë arbëreshe. I lindur në Palermo në vitin 1978, ai jeton dhe punon mes Palermos dhe Piana degli Albanesi (Horës së Arbëreshëve), dy vende që kanë formësuar thellësisht identitetin e tij artistik dhe vizionin e tij muzikor.
Pasioni i tij për fizarmonikën suri fill që në moshë të vogël dhe u përsos më tej falë masterklasave me Frank Marocco-n, i konsideruar gjerësisht si “Charlie Parker i fizarmonikës”.
Si solist ashtu edhe si leader i një ansambli, Petta ka interpretuar në të gjithë Europën e më gjerë, duke u ngjitur në disa nga skenat më prestigjoze, përfshirë Teatrin Antik të Taorminës, Teatrin Massimo, Teatrin Politeama Garibaldi dhe Teatrin Komunal të Bolonjës. Karriera e tij ndërkombëtare koncertuale e ka bartur në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Izrael, Maqedoninë e Veriut, Maltë, Mal të Zi dhe Rumani.
Petta ka bashkëpunuar me artistë të shumtë të shquar të skenës muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gëzon një diskografi të gjerë si solist dhe si shoqërues. Ndër veprat e tij më të spikatura përfshihet trilogjia e vlerësuar e albumeve Mos Prit, Kërkim dhe Zjarri, projekte këto që ndërthurin trashëgiminë muzikore arbëreshe me xhazin bashkëkohor dhe ndikimet mesdhetare.
Përmes aktivitetit të tij si artistik ashtu edhe akademik, ai ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme në ruajtjen, studimin dhe promovimin e traditës kulturore dhe muzikore arbëreshe
Kuinteti i harqeve “Màris” përbëhet nga muzikantë shqiptarë të cilët janë anëtarë aktivë të skenës muzikore të vendit, ku interpretojnë si solistë ashtu edhe si muzikantë të muzikës së dhomës. Si anëtarë të institucioneve kryesore muzikore shqiptare — duke përfshirë Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë dhe Universitetin e Arteve në Tiranë — ata bashkojnë një bagazh të pasur përvojash artistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ansambli propozon një program të përzgjedhur me kujdes kushtuar muzikës së Astor Piazzolla-s, veprat e të cilit dallohen për ritme energjike, harmoni moderne, kontraste të forta emocionale dhe virtuozitet instrumental. Programi përfshin disa nga kompozimet e tij më të famshme, si Libertango, Oblivion dhe Ave Maria.
Astor Piazzolla ishte një kompozitor argjentinas virtuoz i bandoneonit, i cili revolucionarizoi tangon tradicionale duke krijuar stilin e njohur si Nuevo Tango. Muzika e tij ndërthur elemente të tangos, muzikës klasike dhe xhazit, duke i dhënë jetë një gjuhe muzikore të pasur dhe shprehëse, me një thellësi dhe origjinalitet të jashtëzakonshëm.