Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Thirrje për Pjesëmarrës: “Kurim me Përkujdesje”

“Kurim me Përkujdesje”

Program Arsimor Alternativ

Shtator – Dhjetor 2023 Tiranë

Thirrje për Pjesëmarrës

Edicioni i parë i “Kurim me Përkujdesje” promovuar dhe mbështetur nga Istituti Italian i Kulturës në Tiranë, është një program arsimor alternativ i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit është i kuruar në partneritet me Spazio Taverna Romë.

Programi u krijua si përgjigje ndaj nevojës për mundësi arsimore në fushën e krijimit të ekspozitave për punonjësit e rinj të kulturës në vend dhe nga një perspektivë lokale. Krijimi dhe kurimi i ekspozitave janë bërë pjesë jetike e prodhimit kulturor dhe kuratori një pozicion kyç për një prodhim kulturor efektiv dhe cilësor. Që nga fundi i viteve 1960, kurimi është zhvilluar në një praktikë me një efekt dhe ndikim mjaft të zgjeruar në botën e artit dhe më gjerë. Kurimi në ditët e sotme nuk është më i përqendruar vetëm në ekspozimin e artit, por është bërë një kategori e gjerë që përfshin krijimin e ekspozitave, komisionimin e veprave të artit, redaktimin dhe nxitjen e bashkëbisedimit. Figura e kuratorit të pavarur ka marrë fuqi dhe autoritet, sidomos në tre dekadat e fundit, duke u kthyer në një lojtar me ndikim në botën e artit. Duke pasur parasysh se aktualisht nuk ka mundësi për studime kuratoriale në Shqipëri dhe në rajonin, e shohim programin “Kurim me Përkujdesje” si një investim të domosdoshëm.

“Kurim me Përkujdesje” është një program që reflekton mbi kurimin, duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe kushtet e prodhimit të artit në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë njohuri dhe informacion praktik për punonjësit e kulturës, duke i përgatitur ata për të sfiduar dhe sjellë perspektiva të reja në skenën e artit vendas dhe ndërkombëtar. Për më tepër, programi synon të krijojë një lidhje me debatet ndërkombëtare rreth praktikave bashkëkohore kuratoriale, veçanërisht strategjive dhe mënyrave të reja të kurimit që synojnë të ofrojnë qasje kuptimplote, të qëndrueshme dhe qëllimplota në praktikat kuratoriale.

Programi është i strukturuar në seminare dy-ditore të shpërndara gjatë tre muajve. Seminaret synojnë t’u ofrojnë pjesëmarrësve njohuri teorike dhe praktike në krijimin dhe kurimin e ekspozitave. Gjithashtu, një muaj i kushtohet zhvillimit dhe realizimit të dy projekteve kuratoriale nga pjesëmarrësit. Programi zhvillohet kryesisht në fundjavë dhe në gjuhën angleze.

Programi përbëhet nga seminare dy-ditore të drejtuar nga kuratorë, drejtues institucionesh dhe historianë arti shqiptarë dhe italianë. Seminaret fokusohen në fushat e mëposhtme:

Historia dhe strategjitë e kurimit; Kurimi për vendndodhje të veçanta; Fazat e kurimit; Kuptimi i kurimit; Kompleksiteti dhe kontaminimi në kurim; Praktikimi i kurimit; Kufijt e kurimit.

Seminaret dy-ditore dhe ngjarjet të tjera të programit mbahen në këto data:

9-10 Shtator; 16-17 Shtator; 23-24 Shtator; 30 Shtator -1 Tetor; 14-15 Tetor; 21-22 Tetor; 4-5 Nëntor; 11-12 Nëntor; 18-19 Nëntor; mesi i Mëntorit – mesi i Dhjetorit: përgatitja e mbikëqyrur e ekspozitave nga pjesëmarrësit; Përurimi i ekspozitave në mes të Dhjetorit.

Profili i pjesëmarrësve:

Pjesëmarrësit duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, pasi programi mbahet vetëm në gjuhën angleze. Mirëpresim pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe vendet fqinje, të cilët kanë një Diplomë Bachelor nga fushat e artit, arkitekturës, dizajnit, historisë së artit dhe filozofisë. Programi është i përshtatshëm edhe për kandidatët që kanë fituar ekspereince kuratoriale/manaxheriale përmes përvojës praktike.

Numri i pjesëmarrësve: 12-15 persona.

Tarifa e pjesëmarrjes në program: 500 Euro

Bursat: 4 Bursa që mbulojnë tarifën e pjesëmarrjes

Si të aplikoni:

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një letër motivimi një faqe që sqaron pse po aplikoni për këtë program dhe një portofol të punës suaj, ekspozitave ose çdo materiali tjetër përkatës që dokumenton praktikën tuaj. Ju gjithashtu mund të dërgoni dokumente shtesë, të tilla si letra referimi ose certifikata. Nëse po aplikoni për një bursë që do të mbulojë tarifë e pjesëmarrjes në program, ju lutemi specifikoni arsyen e aplikimit për bursë. Të gjitha materialet duhet të dorëzohen në anglisht dhe në formatin PDF (preferohet në një skedar të vetëm PDF).

Aplikimi duhet të dërgohet në adresat e mëposhtme të emailit: info@tiranaartlab.org  dhe iictirana@esteri.it 

Afati i fundit për aplikim: 31 Maj 2023

Vendndodhja: Seminaret dy-ditore zhvillohen në ambientet e Fondacionit Heinrich Böll në Tiranë. Prezenca fizike në të gjitha seminaret dhe eventet e programit është e detyrueshme.

Afati kohor i programit është si më poshtë:

Mesi i prillit deri në fund të majit: Thirrja për pjesëmarrësit është e hapur.

Qershor-Korrik: Zhvillimi i intervistave me pjesëmarrësit e mundshëm.

Gusht: Pjesëmarrësit regjistrohen në Institutin Italian të Kulturës Tiranë.

Shtator – Nëntore: Zhvillimi i seminareve dy-ditore.

Dhjetor: Përurimi i ekspozitave të pjesëmarrësve.

Për çdo pyetje ju lutemi na kontaktoni në: info@tiranaartlab.org 

Prenota evento

  • Organizzato da: IIC Tirana e Tirana Art Lab