Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Zecchino d’oro in Albania – #SLIM2023

Me rastin e Javës së XXIII-të të Gjuhës Italiane në Botë

Koncert në 5 etapa me nxënës së ciklit nëntëvjeçar, të moshës 6 deri në 12 vjeç, të shkollave Illiria (italishtja si gjuha e parë e huaj), në disa prej qyteteve kryesore shqiptare, me synim përmirësimin e gjuhës italiane të nxënësve, duke u argëtuar.

Nisma, tashmë në edicionin e tretë, si pjesë e Javës së Gjuhës Italiane, lindi nga marrëveshja me Antoniano të Bolonjës, e cila siguroi bazat muzikore si dhe të drejtën e përdorimit të markës “Zecchino d’oro”. Kori Antoniano do të lidhet gjithashtu online ose do të dërgojë një përshëndetje të regjistruar në video.

Këtë vit, sipas udhëzimeve të MAECI, shumë nga këngët e zgjedhura, kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë dhe respektin për mjedisin.

Kalendari:

17 Tetor: Durres, Teatri Aleksander Moisiu
18 tetor: Shkodër, Teatri Migjeni
24 tetor: Tiranë, Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse (salla nuk është konfirmuar ende)
25 tetor: Berat, Shkolla Ylli i Mingjesit
26 tetor: Korçë, Teatri Andon Zako Cajupi