Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Workshop mbi përkthimin editorial nga gjuha shqipe

Traduzionei_lab

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ka kënaqësinë të prezantojë seminarin mbi përkthimin editorial nga shqipja, i cili do të mbahet nga Prof. Giuseppina Turano, docente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin Cà Foscari Venecia.

I strukturuar në 3 takime 90-minutëshe nga data 15 deri më 17 prill, seminari përfshin përkthimin në grup të një serie tregimesh të shkurtra nga gjuha shqipe në italisht, me synimin për të shoqëruar studentët e Masterit në Përkthim, pranë Departamentit të Italishtes të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në të gjitha hapat që çojnë në lindjen e një libri: nga përkthimi në rishikim, deri në botim.

Studentëve do t’u kërkohet t’i përkthejnë tekstet individualisht dhe më pas t’i korrigjojnë gjatë orës së ardhshme, në mënyrë që të jenë në gjendje të diskutojnë dhe mundësisht të përmirësojnë zgjedhjet e ndryshme. Prandaj, takimet do të kërkojnë pjesëmarrjen aktive të studentëve, të cilëve do t’u kërkohet të japin zgjidhje përkthimi, propozime rishikimi si dhe korrigjime.

  • Organizuar nga: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë