Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ka kënaqësinë të prezantojë një ditë trajnimi për mësues dhe studentë të mbajtur nga Prof. Graziano Serragiotto, profesor i Mësimdhënies së Gjuhëve Moderne pranë Unievrsitetit Cà Foscari Venecia.
Ky worskshop synon të prezantojë metodologjinë CLIL e cila i referohet mësimit së një përmbajtjeje përmes një gjuhe të huaj, në këtë rast italishtes. Pas prezantimit të disa aspekteve teorike në lidhje me metodologjinë CLIL, do të theksohen përparësitë e përdorimit të saj, si dhe do të theksohen disa veçori, duke ndaluar tek disa aspekte praktike në krijimin e një moduli.
CLIL, i përcaktuar për herë të parë nga David Marsh dhe Anne Maljers në 1994, është një metodë që përfshin mësimin e integruar të përmbajtjeve disiplinore në një gjuhë të huaj. Një gjë e tillë materializohet në mësimin e disa lëndëve kurrikulare të shkollës së mesme në gjuhë të huaj. Kujdes: nuk po flasim thjesht për mësimin e thjeshtë të një gjuhe (siç është anglishtja apo spanjishtja), por për mësimin e një disipline jogjuhësore (si historia ose fizika) në një gjuhë të huaj që i përket planit të studimit të studentit.
Ju do t’i kuptoni menjëherë përparësitë dhe potencialin e madh që shfaq një qasje e tillë e integruar për studentët: nuk është rastësi që metodologjia CLIL po përhapet gjerësisht në të gjithë Evropën, siç mund të shihet nga Rekomandimi i Komisionit Europian i vitit 2012 Rethinking Education. Kompetenca gjuhësore është përcaktuar si një “dimension kyç për modernizimin e sistemeve arsimore europiane” dhe metodologjia CLIL përfaqësohet si një mjet ideal për optimizimin e kurrikulave shkollore.