Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Fondacionin Art House Shkodrës për workshop-in e artistes Claudia Losi.
Claudia Losi ka lindur në Piacenza në vitin 1971 ku jeton dhe punon ende. Ajo studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonja ku u diplomua në vitin 1994 dhe në Fakultetin e Gjuhëve dhe Letërsive të Huaja gjithashtu në Bolonja ku u diplomua në vitin 1998. Ka ekspozuar në Itali dhe jashtë saj, si dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive duke përfshirë më të fundit: Al Tuo Passo (2023), kuruar nga Alessandra Pioselli dhe Ilaria Bignotti, instalimi i shtegut nga Nembro në Lonno (BG); Stare a Guardare (2023) kuruar nga UNIDEF, Fondazione Pistoletto, Città Studi Biella, 2022. Ndër kombinimet e pafundme të mundshme, Arte in Fabbrica, Calenzano; Being There, Oltre il giardino, Rocca Roveresca, Senigallia; 2021 Being There. Oltre il giardino, Hansen House, Jerusalem, 2020 As hands remember, Monica De Cardenas, Zuoz; Ossi, MAMbo in collaborazione con Museo Carlo Zauli Bologna, 2019 Being There, Ikon Gallery, Birmingham, 2018 Rime d’amore – Voce a vento, Monte Bulgheria – Parco Nazionale del Cilento e del Vallo di Diano, Salerno, 2017; Asking Shelter, Monica De Cardenas, Milano, 2016 How do I imagine being there? Collezione Maramotti, Reggio Emilia, 2014 La Promessa, performance, Sponzfest 2, Alta Irpinia, Calitri, 2013 Les Funérailles de la Baleine, Museo di Scienze Naturali, Livorno. Ka fituar disa rezidenca artistësh jashtë vendit, duke përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Puna e Claudia Losi-t zhvillohet kryesisht përmes projekteve multidisiplinare që mishërojnë artin e konceptuar si një proces i vazhdueshëm në kohë, forma të fundme por të pakapshme. Kërkimet e saj përqendrohen gjithmonë tek marrëdhëniet mes njeriut dhe mjedisit që e rrethon, si dhe tek ato mes individit dhe komunitetit.
Marrëdhënia e saj me shkencën dhe interesi për natyrën, tema të përsëritura në veprat e saj, e kanë lejuar të përqendrojë vëmendjen tek rrugëtimi, i kuptuar jo vetëm si një praktikë artistike, por edhe si një mjet ideal për të zhvilluar reflektimet e saj mbi peizazhin.
Krijimi i veprave të saj përmes veprimtarive artizanale si thurje, qëndisje, qepje, punime me daltë etj., i ka veshur veprat e saj me një tis të lehtë, përrallor dhe gati ëndërrimtar.
Përshkrimi i workshop-it të saj në Shqipëri:
Për të tretin vit radhazi Art House vazhdon punën në fushën e artit bashkëkohor me shkollat e qytetit të Shkodrës. Artistja e zgjedhur është Klaudia Losi, e cila falë karakteristikave të punës dhe kërkimeve të saj artistike, i jepet në mënyrë krejtësisht natyrale punës me të vegjlit. Udhëtimi i studentëve me Claudia Losi është pjesë e një udhëtimi që Art House kishte filluar tashmë me dy artiste të tjera bashkëkohore, Maria Lai dhe Marisa Merz, kërkimi artistik i të cilave kishte shërbyer si kontribut për krijimin e artefakteve artistike të krijuara nga vetë nxënësit nën drejtimin e mësuesve të tyre.
Workshop-i i cili do të fillojë në nëntor 2023 dhe do të përfundojë në maj 2024 është pjesë e kontekstit më të gjerë të Ekranit të Artit, një festival filmi eksperimental i organizuar nga Art House, edizioni i gjashtë i të cilit, këtë vit do të zhvillohet në Shkodër, nga data 5 deri më 9 qershor.
Shkollat e mesme të zgjedhura për këtë projekt janë Ismail Qemali dhe Miqësia ku nxënësit studiojnë edhe gjuhën italiane, për këtë arsye besojmë se kjo përvojë paraqet një pasurim në aspektin gjuhësor por edhe artistik e kulturor.
Pjesëmarrja e Klaudia Losit-t, përveç momenteve të shkëmbimit dhe diskutimit online, do të marrë formën e tre momenteve të pranisë aktive në shkolla. Takimi i parë është planifikuar për në nëntor gjatë të cilit artistja do të prezantojë punën e saj përpara nxënësve të shkollave të listuara më sipër. Ky moment i parë do të përcaktojë edhe drejtimin që do të marrë nisja e punës që do të kryejnë studentët.
Takimi i dytë është planifikuar për në muajin mars. Në atë periudhë studentët do të kenë filluar tashmë punën për artefaktet dhe prania e Klaudias do të shërbejë si udhërrëfyes në një fazë tashmë të avancuar të rrugëtimit të tyre.
Ndërtimi përfundimtar i artefakteve është planifikuar për në fillim të muajit majit. Takimi i tretë me artisten do të jetë gjatë Festivalit Ekrani i Artit që do të mbahet nga data 5 deri më 9 qershor në qytetin e Shkodrës. Me atë rast do të prezantohet puna e bërë nga studentët falë edhe ngritjes së një ekspozite të këtyre artefakteve.
Komunikimi mes Art House, artistit, mësuesve dhe studentëve do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë këtyre muajve.
Ashtu si gjatë viteve të shkuar, i gjithë procesi do të dokumentohet përmes materialit video dhe fotografik, një pjesë e të cilit do të përdoret për të krijuar një video 10-minutëshe, e cila gjithashtu do të prezantohet në qershor.