Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me shtëpinë botuese Dituria, duke mundësuar praninë e shkrimtares Viola Ardone, e cila do të prezantojë përkthimin shqip të romanit “Treni i fëmijëve”.
Finalist për Çmimin Wondy 2021 për letërsinë rezistente.
Është viti 1946 kur Amerigo lë lagjen e tij në Napoli dhe hipën në një tren. Së bashku me mijëra fëmijë të tjerë jugorë, ai do të përshkojë të gjithë gadishullin dhe do të kalojë disa muaj në një familje në veri; një nismë e Partisë Komuniste për të shpëtuar fëmijët nga varfëria pas konfliktit të fundit. Me habinë e shtatë viteve të tij dhe qëndrimin tinëzar të një fëmije të rritur rrugicave, Amerigo na tregon një Itali që po ngrihet nga lufta sikur ta shohim për herë të parë. Dhe na beson historinë prekëse të një ndarjeje. Ajo dhimbje origjinale që nuk i shpëton dot, sepse nuk ka rrugë tjetër për t’u rritur.
Viola Ardone lindi në Napoli në vitin 1974, por menjëherë më pas u transferua në Sardenjë me familjen, më saktë në Nuoro, ku prindërit e saj punonin si mësues shkolle. Që në fëmijëri ajo mësoi t’i përcjellë ndjesitë e saj në letër, përmes tregimeve dhe përrallave. E para duket se është një tregim i shkurtër me temën e udhëtimit, i shkruar kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç.
Në vitin 1997 u diplomua për letërsi dhe menjëherë më pas, duke ndjekur karrierën e prindërve, nisi punë si mësuese italishte dhe latinishtes në Liceun Shkencor Shtetëror “De Carlo” Giugliano në Kampania. Është bashkëpuntore e disa gazeta të ndryshme (Corriere del Mezzogiorno, la Repubblica, La Stampa, L’Espresso).
Si autore ajo debutoi në vitin 2012 me romanin “La ricetta del cuore in subbuglio”, i ndjekur në vitin 2016 nga romani “Una rivoluzione sentimentale”.
Romani që shënoi suksesin e saj daton në vitin 2019, përkatësisht “Treni i Fëmijëve”, që bëri shumë bujë në Panairin e Frankfurtit 2019 dhe u përkthye në më shumë se 25 gjuhë. Romani rrëfen historinë e Amerigos dhe shumë fëmijëve të tjerë që në vitin 1946, u dërguan nga jugu në veri, në përpjekje për t’i shpëtuar nga varfëria e jugut pas luftës.
Vëllimi i fundit i Ardones është Oliva Denaro, i botuar në vitin 2021, i cili tregon historinë e Olivës si një fëmijë që nuk i kupton sjelljet që i imponon nëna e saj dhe që janë shumë të ndryshme nga ato që kërkohen nga vëllai i saj Cosimino.
Ardone i përkushtohet edhe letërsisë për fëmijë, në fakt ka publikuar tregimin me rimë për fëmijë, me titull ”Cyrano dal naso strano” (Albe 2017), ilustruar nga Luca Dalisi.
17.11.2023 ora 16:00
Stand Dituria – Panairi i Librit
Pallati i Kongreseve – Tiranë
Hyrja e lirë