Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Bashkinë Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Il nuovo cinema italiano
Un anno di scuola di Laura Samani
Me: Stella Wendick, Giacomo Covi, Pietro Giustolisi, Samuel Volturno
Dramë, – Itali, Francë 2025, kohëzgjatja 102 minuta
21.4.2026 ora 19:00
Kinema Millennium në Tirana (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.
Shtator 2007, Trieste. Fred, një tetëmbëdhjetëvjeçare suedeze e zjarrtë dhe e guximshme, mbërrin në qytet për të ndjekur vitin e fundit në një shkollë të mesme teknike. Ajo e gjen veten vajzën e vetme në një klasë djemsh dhe tërheq vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht atë të tre prej tyre: Antero, simpatik dhe i rezervuar; Pasini, joshës spikatës dhe Mitis, me natyrë të mirë dhe mbrojtëse. Të tre i përkasin njëri-tjetrit për aq kohë sa mund të mbahet mend. Ardhja e Fred-it ua prish homogjenitetin, duke vënë në provë miqësinë e tyre. Ndërsa secili syresh e dëshiron fshehurazi për vete, Fred-i dëshiron të pranohet në grup, por i kërkohet vazhdimisht të sakrifikojë diçka nga vetja për t’u bërë një prej tyre.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës dhe Cinecittà.