Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Tirana Music Meetings 6-8.02.2025

TMM

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Tirana Music Meetings për t’ju dhuruar tre mbrëmje të mrekullueshme me panele diskutimi dhe DJ Sets  me praninë e Manuele Roberto dhe Denis Longhi.

TMM synon të bëhet një platformë e vazhdueshme, e përbërë nga një seri prej katër takimesh gjatë gjithë vitit, e krijuar për të bashkuar profesionistët e muzikës, promovuesit, organizatorët e eventeve, pronarët e bareve dhe ambienteve që operojnë në qytetin e Tiranës për t’u ndërlidhur me profesionistë të ngjashëm nga e gjithë bota.

Mjedisi në të cilin operojmë po bëhet gjithnjë e më kompleks, për shkak të zhvillimeve të shumta, nga ndryshimi apo zhvillimi i tendencave muzikore, tek shtimi i turizmit, tek ndryshimi i peizazhit urban, tek sfidat operacionale, tek rritja e konkurrencës, tek rritja e kostove të prodhimit, etj. Duke qenë se Tirana është tashmë një qytet që ka përse të mburret, me një mjedis dinamik në fushën e muzikës, ne organizatorët besojmë se është koha për të ndërtuar një proces që do të na ndihmojë të jemi më të vëmendshëm dhe strategjik në hartimin e së ardhmes së sektorit tonë në mënyrë që ai të jetë i qëndrueshëm, i larmishëm dhe inovativ.

DJ “Ma Nu!” – Eklektik i fuqishëm, ai interpreton dhe ndërton DJ setet e tij rreth tingujve të zinj pa i vënë vetes kufij, me një prekje që është rezultat i një hulumtimi të gjatë nëpër dyqane, tregje dhe magazina diskografike, duke përzgjedhur produksione dhe modifikime të reja së bashku me rikuperimin e të vjetrave. Tinguj funk, hip hop, dub, disko, house dhe jazz, të marra dhe të vendosura në një centrifugë me përdorimin ekskluziv të disqeve 7 inç, për një mirazh dinamik dhe gjithmonë të ngutshëm. Prej disa vitesh, është pjesë e artistëve rezidentë të festivalit të rëndësishëm Jazz:Re:Found, një realitet që është kthyer në pikë referimi në Itali për muzikën black në të gjitha format e saj. Për 4 vjet ka drejtuar një emision të rregullt mujor radiofonik pranë Radio Raheem, një stacion i rëndësishëm milanez, ku shpërndan zgjedhjet e tij të disqeve duke shëtitur nëpër tingujt më të ndryshëm të muzikës black. Në skenën muzikore italiane të diggin-it, me kalimin e viteve, e ka gjetur veten duke ndarë konsolën e skenave të rëndësishme me një gamë të gjerë artistësh të rëndësishëm që janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri… po flasim për të tillë si: Mad Professor, Dj Gruff, Dj Vadim, Carl Craig, Bonobo, Nickodemus, Dj Ralf, Marcell Dettmann, Nicky Siano, Andy Smith, LEfto, dhe shumë të tjerë. Ka hapur gjithashtu  me disqet e tij, shfaqjet live të legjendave të vërteta të muzikës si Lee Fields & The Expressions, Azymuth ose Yasmin Bey a.k.a. MOS DEF.

Denis Longhi – muzikant italian, DJ dhe promovues kulturor, i njohur si themelues dhe drejtor artistik i festivalit Jazz Re:Found. Karriera e tij në botën e muzikës filloi në vitet ’90, kur së bashku me Andrea Varinin organizoi evente të frymëzuara nga skena rave dhe disa after hour, të quajtura  “Trend Hour Groove”. Më pas, ndikimi i skenës muzikore londineze e drejtoi interesin e tij tek xhazi, shpirti dhe tingujt latinë të kontaminuar nga muzika elektronike. Në vitin 2008, Longhi dhe Varini krijuan festivalin Jazz:Re:Found, i organizuar fillimisht në Vercelli. Festivali shquhet për aftësinë e tij për të kombinuar traditën dhe inovacionin, duke eksploruar lidhjet midis xhazit, funk-ut, soul dhe elektronikës. Me kalimin e viteve, eventi është kthyer në pikë referimi në skenën muzikore italiane, duke pritur artistë me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç festivalit, Longhi është i përfshirë në projekte të shumta kulturore dhe edukative. Që nga viti 2013, ka bashkëpunuar si docent pranë Universitetit Katolik të Milanos në Master për Konceptimin dhe Planifikimin e Aktiviteteve Kulturore. Ka punuar gjithashtu si drejtor artistik për aktivitete të tilla si “Jazz’ About” në Trento dhe “Distretto 38” gjithashtu në Trento. Veprimtaria e tij shtrihet edhe në fushën e edukimit muzikor: ka dhënë mësim pranë Institutit Muzikor Gamma, ku ka ndarë përvojën e tij në fushën e organizimit të eventeve dhe promovimit kulturor.

  • Organizuar nga: Tirana Music Meetings
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë