Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Il nuovo cinema italiano a Tirana..
Për këtë edicion janë zgjedhur gjashtë filma, të ndryshëm në zhanër dhe ambjentim: Gloria! nga Margherita Vicario; La bicicletta di Bartali nga Enrico Paolantonio; Il tempo che ci vuole nga Francesca Comencini; Ciao bambino nga Edgardo Pistone; Diamanti nga Ferzan Ozpetek; La Chimera nga Alice Rohrwacher..
Filmat do të shfaqen nga data 12 deri më 16 prill pranë Kinema Millennium në Tiranë (Rruga Murat Toptani), në gjuhën italiane me titra në anglisht dhe me hyrje të lirë.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.
Italian Screens paraqet një mundësi thelbësore për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’u prezantuar operatorëve vendas më të mirën e asaj që ofron sistemi audioviziv italian, me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë. Ky aktivitet përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme network-u për të lejuar operatorët e sektorit të hyjnë në kontakt me ata që mund t’u ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksioneve që zgjedhin të kryejnë xhirimet e filmave në Itali.
Kalendari:
12.04.2025 ora 19:00 Kinema Millennium
Gloria! nga Margherita Vicario
Me Galatéa Bellugi, Carlotta Gamba, Veronica Lucchesi, Mariavittoria Dallasta
Dramë, – Itali, Zvicër, 2024, kohëzgjatja 100 minuta.
Filmi tregon historinë e Terezës, një gruaje të re me talent vizionar që krijon një muzikë të re, rebele, të lehtë dhe moderne. Filmi ka marrë 3 nominime dhe fituar një çmim në Nastri d’Argento.
13.04.2025 ora 17:00 Kinema Millennium
La bicicletta di Bartali nga Enrico Paolantonio
Animacion, – Itali, Indi, Irlandë, 2024, kohëzgjatja 80 minuta
Miqësia mes dy çiklistëve të rinj, hebreut David dhe arab Ibrahimit, të bashkuar nga biçikleta e Gino Bartalit.
Ora 19:00
Il tempo che ci vuole nga Francesca Comencini
Me Fabrizio Gifuni, Romana Maggiora Vergano, Anna Mangiocavallo, Luca Donini
Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 110 minuta.
Një baba dhe vajza e tij. “Vitet e Plumbit” dhe “brezi i humbur”. Një film autobiografik për jetën dhe kinemanë.
14.04.2025 ora 19:00 Kinema Millennium
Ciao bambino nga Edgardo Pistone
Me Marco Adamo, Anastasia Kaletchuk, Luciano Pistone, Pasquale Esposito, Salvatore Pelliccia
Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 95 minuta.
Një djalë i ri bie në dashuri me një prostitutë. Por kur i ati lirohet nga burgu, atij i duhet të zgjedhë mes dashurisë dhe prindit. Filmi u vlerësua në Festivalin e Filmit në Romë.
15.04.2025 ora 19:00 Kinema Millennium
Diamanti nga Ferzan Ozpetek
Me Luisa Ranieri, Jasmine Trinca, Stefano Accorsi, Luca Barbarossa (II), Sara Bosi
Komedi, Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 135 minuta.
Një film që shkëlqen për thellësinë e tij emocionale dhe bukurinë e historive të ndërthurura. Ozpetek na çon në një udhëtim emocionesh, lidhjesh dhe zbulimesh që na kujtojnë rëndësinë se kush jemi dhe çfarë mund të bëhemi. Me një kast të jashtëzakonshëm që përfshin mes protagonisteve, plot 18 aktore italiane.
16.04.2025 ora 19:00 Kinema Millennium
La Chimera nga Alice Rohrwacher
Me Josh O’Connor, Carol Duarte, Vincenzo Nemolato, Alba Rohrwacher, Isabella Rossellini
Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 134 minuta.
I vendosur në vitet ’80, në botën klandestine të “grabitësve të varreve”, filmi rrëfen historinë e një arkeologu të ri anglez të përfshirë në trafikimin klandestin të gjetjeve arkeologjike. Filmi ka marrë 6 nominime dhe fituar një çmim në Nastri d’Argento, 11 nominime në David di Donatello, fituar një çmim në European Film Awards, si dhe 1 nominim në Goya në National Board.