Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shtyhet/Takim – Italishtja si urë letrare: përkthimi, shkëmbimi kulturor dhe perspektivat europiane të përbashkëta #SLIM2026

EVENT
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane në Tiranë dhe Forum 26 (Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë), ka kënaqësinë të prezantojë takimin letrar kushtuar rolit të italishtes si urë lidhëse mes kulturave, gjuhëve dhe perspektivave europiane.
Italishtja si urë letrare: përkthimi, shkëmbimi kulturor dhe perspektivat europiane të përbashkëta
19.10.2026 ora 11:00

Qendra Sotir Kolea, Biblioteka Kombëtare

Hyrja e lirë
Organizuar nga: Forum 26 (Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë)
Rasti: Java e XXVI e Gjuhës Italiane në Botë
Vendi: Qendra “Sotir Kolea” e Bibliotekës Kombëtare
Programi:
Kumtues: Durim Taçi, shkrimtar dhe përkthyes

“Italishtja si urë letrare: përkthimi, shkëmbimi kulturor dhe perspektivat europiane të përbashkëta”
I ftuar: Diamant Abrashi – Përkthyes
Moderatore: Belfjore Qose, pedagoge e Letërsisë në Universitetin e Tiranës
Kumtesa do të thellohet në rolin e italishtes si gjuhë e dialogut letrar, me një vëmendje të veçantë ndaj përkthimit, shkëmbimit kulturor dhe ndërtimit të perspektivave të përbashkëta europiane. Gjithashtu, do t’u jepet rëndësi veprave të autorëve zviceranë të gjuhës italiane të përkthyera në shqip dhe të disponueshme pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, si dhe rolit më të gjerë të nismave të përkthimit dhe shkëmbimeve të mbështetura nga TRADUKI.
Më pas do të vijojë një bashkëbisedim i moderuar me një të ftuar zviceran, i cili do të ofrojë mundësinë për të hulumtuar më tej rolin e përkthimit letrar dhe të dialogut ndërkulturor në nxitjen e takimit mes kulturave europiane, duke u ndalur veçanërisht te përhapja e letërsisë zvicerane në Shqipëri dhe te mundësitë që ofron përkthimi dhe bashkëpunimi kulturor.
  • Organizuar nga: Ambasada Zvicerane në Tiranë dhe Forum 26 (Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë)
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë