Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Kineastja në shfaqjen e filmit:
Primadonna nga Marta Savina
Me: Claudia Gusmano, Fabrizio Ferracane, Francesco Colella, Manuela Ventura.
Dramë – Itali, Francë, 2022, kohëzgjatja 102 minuta.
I vendosur në Siçili gjatë viteve Gjashtëdhjetë, filmi rrëfen historinë e Lia-s (Claudia Gusmano), një vajzë 21-vjeçare që merret me bujqësi me të atin, pavarësisht se është “femër” dhe që në atë kohë, do të ishte më e përshtatshme të qëndronte në shtëpi me të emën dhe t’i përkushtohej punëve shtëpiake.
Lia është një grua shumë e bukur, kokëfortë dhe e rezervuar. Lorenzo Musicò (Dairo Aita), djali i bosit të qytezës, magjepset menjëherë nga shikimi krenar dhe i pakapshëm i vajzës. Megjithatë, Lia i refuzon propozimet e tij, duke provokuar zemërimin e të riut, i cili vendos ta marrë me forcë atë çfarë i është mohuar.
Kur Lia-s i ofrohet një martesë “riparuese”, ajo shkon kundër këtyre rregullave të pashkruara shoqërore dhe bën diçka që askush nuk do ta kishte imagjinuar kurrë në atë kohë: e refuzon martesën dhe vendos të çojë në gjyq si Lorenzo-n ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij.
11.5.2026 ora 19:00
Kineastja – Rr. Aleksandër Moisiu, Kinostudio, Tiranë
Hyrja e lirë