Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shfaqje e Dokumentarit: “Ornamento e Delitto” nga Luigi Durissi

OrnamentoEDelito_Programma

Shfaqje e Dokumentarit: “Ornamento e Delitto” nga Luigi Durissi

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë episodin e pestë të serisë së filmave kushtuar arkitekturës, me shfaqjen e filmit dokumentar Ornamento e delitto nga Luigi Durissi.

Ornamento e delitto është një film-ese i realizuar me rastin e Trienales XV të Milanos në vitin 1973, seksioni i Arkitekturës i së cilës u kurua nga Aldo Rossi. Projekti u konceptua nga vetë Rossi, Gianni Braghieri dhe Franco Raggi, me bashkëpunimin teknik të regjisorit Luigi Durissi.

Filmi është ndërtuar përmes një montazhi sekuencash marrë nga Senso i Luchino Visconti-t, Otto e mezzo dhe Roma e Federico Fellini-t, dhe Senilità e Mauro Bolognini-t, duke i alternuar fotografitë e arkitekturës racionaliste me pamje të periferive industriale të Milanos dhe me materiale arkivore. Narracioni shoqërohet me lexim tekstesh nga Adolf Loos, Walter Benjamin, Karl Marx dhe Hans Schmidt.

Ornamento e Delitto di Luigi Durissi

Itali, 1973, 40′

Skenari: Aldo Rossi, Gianni Braghieri, Franco Raggi

Restaurimi: në bashkëpunim me Cineteca di Bologna, realizuar nga L’Immagine Ritrovata.

 Në hulumtimet e tij për vlera të qëndrueshme në arkitekturë, Aldo Rossi u kthye në pikë referimi për gjenerata të tëra. Edhe më shumë se njëzet vjet pasd ndarjes së tij nga jeta, rishfaqen reflektimet e tij mbi koncepte të tilla si qëndrueshmëria e tipologjive arkitekturore dhe qëndrueshmëria e kujtesës. Për Rossi-n, arkitektura përfaqëson skenën fikse të ngjarjeve njerëzore: një hapësirë ​​e ngarkuar me shtresa, në të cilën bashkëjetojnë ndjenjat, ngjarje publike dhe tragjedi private, e kaluara dhe e tashmja.

12.5.2026 ora 17:00

Kinema Cubo – Piramida e Tiranës

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe IIC Tirana dhe Departamenti i Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara i Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”