Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ka kënaqësinë që në takimin e katërt të serisë së filmave mbi arkitekturën, të prezantojë dokumentarin:
“Franco Albini. Uno sguardo leggero” nga Valeria Parisi
Dokumentar l Itali 2017 l 30′
Pa peshë: një librari ku librat duket se plluskojnë, një radio e thjeshtësuar në thelb, së cilës i duken valvulat midis dy paneleve të qelqit, një kolltuk me vetëm tre pjesë. Instalacione ku objektet valëzojnë dhe humbasin formën.
Edhe arkitektura nuk është kurrë monumentale apo retorike, por lë gjurmën e vet: ashtu si Rinascente në Romë dhe linja 1 e Metrosë milaneze.
Mendimi, gjesti, vështrimi.
Është pikërisht përmes vështrimit të tij shumë personal që rrëfejmë historinë e Franco Albinit.
Një sy kurioz, hulumtues, i ngadaltë, i saktë dhe përsëritës. I vazhdueshëm, obsesiv, intensiv.
Ai ishte mjeshtri i lehtësisë, ëndërronte një botë pa gravitet. Ishte serioz, i rezervuar dhe i heshtur.
I donte udhëtimet dhe donte gjithashtu të ishte i lirë nga çdo zotërim.
Franco Albini (lindur më 1905 në Robbiate, Itali – vdekur më 1977 në Milano, Itali) u transferua në Milano në vitin 1916, ku u diplomua në Arkitekturë pranë Politeknikut (1929) dhe filloi të punonte në studion Ponti e Lancia. Në vitin 1931, hapi studion e tij profesionale së bashku me Renato Camus dhe Giancarlo Palanti, duke punuar në projekte banesash publike: lagjet “Fabio Filzi” (1936-38), “Gabriele D’Annunzio” (1938-40) dhe “Ettore Ponti” (1939). Në vitet para dhe gjatë luftës, vijoi kërkimet e tij mbi planifikimin urban dhe projektet e banesave, nga “Milano Verde” tek Villa Pestarini (1938). Në vitin 1952, filloi bashkëpunimin me Franca Helg. Në vitet që pasuan, studioja realizoi projekte të rëndësishme, duke përfshirë ndërtesën e zyrave të INA-s në Parma (1950–54) dhe magazinat e mëdha La Rinascente në Romë (1957–61). Në vitet 1960, së bashku me dizajnerin grafik Noorda, projektoi Metronë e Milanos (stacionet e nëndheshme).
8.4.2026 ora 17:00
Knema Cubo, Piramida e Tiranës
Hyrja e lirë