Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

SCHERMO A SCHERMO/EKRANE PËRBALLË

Filma dhe video të artistëve italianë dhe shqiptarë nga vitet ’60 e deri më sot

Kuruar nga: Adela Demetja e Bruno Di Marino

Përmbledhja Schermo a schermo / Ekrane Përballë ofron një përzgjedhje të veprave të artistëve italianë dhe shqiptarë, të cilët janë përballur me imazhet në lëvizje gjatë një periudhe prej disa dekadash. Nëse, për sa i përket Italisë, kinemaja artistike i ka hedhur rrënjët e saj veçanërisht në vitet ’60, në sezonin e neo-avangardes, pra kur shënohen lëvizjet artistike si Shkolla e Piazza del Popolo dhe Arte Povera, në Shqipëri, përveç rasteve sporadike, eksperimentimi audioviziv filloi të evidentohet nga vitet 1990 e më tej.

Ideja e kësaj përmbledhjeje merr spunto nga një retrospektivë më e gjerë, Doppio schermo, kuruar nga Bruno Di Marino për Muzeun Maxxi në Romë në 2017 dhe e ripropozuar më pas në Pekin dhe Shangai në maj 2018, në bashkëpunim me institutet italiane të kulturës. U mendua që përzgjedhjes italiane t’i vendosen përkrah edhe veprat shqiptare, me qëllim që të krahasohen artistët dhe veprat e dy vendeve, të afërta gjeografikisht, por të ndryshme nga pikëpamja kulturore, duke kërkuar – përmes këtij dialogu imazhesh – ngjashmëritë dhe dallimet, veçoritë dhe konvergjencat tematike. Treguese, performative, konceptuale, qofshin, të realizuara me teknika të ndryshme dhe mbi suporte analogjike në fillim dhe digjitale më vonë, të gjitha këto vepra prezantojnë më së miri evolucionin stilistik por edhe teknologjik të kinemasë dhe të video artit italian dhe shqiptar.

Kuratorët e përmbledhjes, përveç prezantimit dhe shpjegimit të filmave dhe videove, do t’u ilustrojnë studentëve kontekstin historiko-artistik në të cilin janë pjekur, përmes formës së konferencës me projektime. Programet e mbrëmjes do të jenë të hapura për të gjithë publikun dhe përfshijnë 4 fokuse monografike të shqiptarëve Gentian Shkurti dhe Violana Murataj, si dhe italianëve Francesca Fini dhe Salvo Cuccia. Për më tepër, dy të fundit do të mbajnë secili nga një workshop duke folur për punën e tyre nga pikëpamja metodologjike, teknike dhe konceptuale.

Programi: 21-23 nëntor 2018 | Universiteti i Arteve – Tiranë | Black Box