Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Rocco e i suoi fratelli nga Luchino Visconti – TIFF (Tirana International Film Festival)

Rocco e i suoi fratelli di Luchino Visconti
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Ciklin e Filmave kushtuar Luchino Visconti-t në kuadër të TIFF – Tirana International Film Festival (21-27 shtator).
Filmi i tretë dhe i fundit në program është:

Rocco e i suoi fratelli nga Luchino Visconti

Me: Claudia Cardinale, Alain Delon, Roger Hanin, Katina Paxinou, Annie Girardot

Dramë – Itali, 1960, kohëzgjatja 180 minuta
Familja Parondi ka mbërritur nga Jugu në Milano, ku jeton në kushte të vështira. Nga të katërt vëllezërit, Roko kërkon fatin në boks, por dëshira e tij është të kthehet në fshat. Simoni, i rrëmbyer nga pasioni për një prostitutë të re, Nadian, e cila më vonë preferon pikërisht Rokon, e vret atë. Ai do të përfundojë në burg, me gjithë përpjekjet e familjarëve (përveç Çiros, një tjetër vëlla) për ta mbrojtur.

26.9.2026 ora 20:30

Kinema Millennium, Tiranë

  • Organizuar nga: TIFF - Tirana International Film Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë