E Ardhmja Arkaike – Osservatorio Artistico Digitale në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, shpall Thirrjen e parë për Artistët, drejtuar artistëve shqiptarë, me synim gjetjen e rrugëtimeve të reja dhe hartëzimin e historisë së traditave dhe folklorit në Shqipëri.
Po kërkojmë projekte që i përgjigjen temës “rrënjët”, të interpretuar me vizione personale, përmes gjuhës së Fotografisë, Videos dhe Medias Mikse.
Rrënjët – Thirrje për Artistë, do të pëzgjedhë fituesit, punimet e të cilëve, përveçse do të jenë pjesë e E ardhmja Arkaike – Osservatorio Artistico Digitale, me një seksion specifik për prezantimin e projektit të tyre, do të ekspozohen tek një festival i cili do të zhvillohet në pranverën e vitit 2021 dhe që do të përfshijë edhe një ekspozite kolektive në qytetin e Barit.
TEMA
Çfarë roli luajnë sot traditat, të cilat vazhdojnë të ndjehen dhe jetohen në shoqërinë bashkëkohore? Pse e ndiejmë ende nevojën për t’u mbështetur tek rrënjët tona, si në dimensionin e tyre festiv dhe ritualet hyjnore e profane, ashtu edhe në pjesëmarrjen aktive të brezave? Cilat janë rrënjët e “njohurisë popullore” dhe të nënshtresës arkaike të traditës?
Rrënjët – Thirrje për Artistë e ka zanafillën pikërisht tek këto pyetje.
AFATI I FUNDIT
15 Mars 2021
PËRZGJEDHJA
Përzgjedhja e artistëve finalistë do të bëhet përmes shqyrtimit nga ana e një jurie të përbërë nga ekspertë të disiplinave të ndryshme, të materialeve të dorëzuara:
• Edoardo Winspeare, Video
• Maria Teresa Salvati, Fotografi
• DEM, Media Mikse
Aplikimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:
• Pajtueshmëria me çështjet e treguara
• Inovacioni
• Realizimi
PËRJASHTIME
Projektet do të përjashtohen automatikisht nëse:
• Nuk dërgohen brenda afatit.
• Nuk janë në përputhje me temën Rrënjët
___
Konceptimi dhe Drejtimi Artistik
Folklore Elettrico (Marco Malasomma — Jime Ghirlandi)
Kurator
Maria Teresa Salvati