Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë përkthimin në italisht të romanit Slogan të Ylljet Aliçkës, botuar nga Castelvecchi Editore, në bisedë me Drejtorin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera.
23 qershor 2026, ora 18:00
Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Hyrj e lirë
Ka nga ata që i numërojnë gërmat si të ishin ditë, dhe të tjerë që pastrojnë rrëpirat sikur të drejtonin botën. Ekziston një komunitet ku vdekja e Komandantit shndërrohet në një komedi kolektive. Jeta lulëzon në vende ku zakonisht nuk ka ndalje: ndërsa Adonisi, në morg, rregullon trupat duke iu bërë biseda surerale, ka nga ata që, në kodrat e Shqipërisë, shkruajnë parulla politike me gurë dhe gëlqere dhe përpiqen t’i ruajnë në kohë. Një komunitet që ecejaket shkollave, korridoreve dhe oborreve, mes bindjes publike dhe heshtjes private.
Secili luan një rol që askush nuk e ka zgjedhur. Është politika ajo që ndërton skenarët, urdhëron dhe rregullon fjalët dhe që nga prapa skenës, drejton fijet e shfaqjes. Por në sarkazmën e qetë të personazheve, autori, rresht pas rreshti, nxjerr në pah absurdin. Mbijeton çfarë nuk bën zhurmë, ai gjest i fshehur që ende përpiqet të shprehë se cilët jemi. Ajo që mbetet është dëshira e çdo qenieje njerëzore për të lënë një gjurmë. Për të qenë vetvetja deri në fund. Ajo fjali e fundit që nuk i bindet askujt.