Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantimi i botimit shqip të vëllimit ‘Një histori e pakëndshme’ nga Antonio Caiazza – Tirana Gate 2026

A.Caiazza

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë prezantimin e librit të dytë të gazetarit italian Antonio Caiazza, Një histori e pakëndshme, përkthyer në shqip nga Diana Çuli.

Në kuadër të International Youth Literary Festival “Tirana Gate” (7-9 ottobre).

Historia e papublikuar e një lufte diplomatike për të bojkotuar një film të Mastroianni-t dhe Castellitto-s mbi Italinë fashiste në Shqipëri

Gazetari i Rai-t, Antonio Caiazza, rindërton ngjarjen përmes dokumenteve nga arkivat italianë, francezë dhe shqiptarë. Me letra të shkrimtarëve Kadare dhe Agolli.

Disa filma fshehin enigma që nuk gjenden në manualet e Historisë së Kinemasë. Mes tyre, një vend nderi i takon filmit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, i bazuar në romanin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, me një kast ekskluziv aktorësh si Marcello Mastroianni, Michel Piccoli dhe Anouk Aimée. Xhirimet ishin parashikuar të kryheshin midis viteve 1980 dhe 1982 në Shqipëri. E megjithatë, asnjë metër metrazh filmi nuk u xhirua kurrë, me gjithë kontaktet, udhëtimet, inspektimet e terrenit dhe paratë e derdhura në Bankën e Shtetit Shqiptar. Arsyeja? Vetoja e vendosur nga Franca dhe Italia ndaj një filmi që trajtonte tema historike pikante dhe plagë ende të hapura për opinionin publik, siç ishte pushtimi fashist dhe mizoritë e kryera prej tij ndaj popullatës civile. Eseja, falë dokumenteve të pabotuara të gjetura në arkivat diplomatikë europianë, zbulon sekretet dhe “heshtjet” e një filmi “të mallkuar”, i cili më pas u xhirua në Itali, por që nuk doli kurrë në sallat e kinemasë.

Antonio Caiazza, gazetar në redaksinë e Rai-t në Trieste, ka ndjekur për vite me radhë ngjarjet e Ballkanit për mediat të ndryshme. Në veçanti, Shqipërisë i ka kushtuar kronika televizive, artikuj dhe dy libra: In alto mare. Viaggio nell’Albania dal comunismo al futuro (Instar Libri 2008) dhe romanin La notte dei vinti (Nutrimenti 2014), një rrëfim mbi spastrimin e përgjakshëm që goditi nomenklaturën e Tiranës në mes të viteve ’70.

9/10 ora 16:00

@Vila 31 x Art Explora

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: International Youth Literary Festival “Tirana Gate”
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë