Prezantimi i antologjisë: Shëtitje e shkurtër në poezinë e sotme italiane – #SLIM2026
Data e ngjarjes: Nga October 22 2026, 17:00 Tek October 22 2026, 18:30 (Koha lokale)
Ku: Libraria Bebel - Piramida e Tiranës
E paguar: Jo
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë antologjinë në gjuhën shqipe:
Breve viaggio nella poesia italiana contemporanea / Shëtitje e shkurtër në poezinë e sotme italiane (1991 – 2026)
kushtuar poezisë italiane nga viti 1991 deri në vitet 2026, me kurator Julian Zhara, botuar nga shtëpia botuese Dudaj.
Poezia italiane bashkëkohore si një qytet i madh për t’u përshkruar, mes monumentesh të njohura, rrugicash të fshehura, periferish dhe pamjesh të papritura. Ky është imazhi nga i cili merr formë antologjia e kuruar nga Julian Zhara, një udhëtim në poezinë italiane nga viti 1991 deri në vitin 2025, i menduar për të shoqëruar lexuesit në zbulimin e zërave, poetikave dhe ndjeshmërive të ndryshme. Si një taksist që e njeh mirë qytetin e tij, Julian Zhara e prin lexuesin përmes një peizazhi poetik të pasur dhe të artikuluar, pa ndjekur një itinerar të paracaktuar, por duke u lënë të udhëhiqet nga takimet, afërsitë dhe kënaqësia e fjalës. Prej këtu lind një hartë sentimentale e poezisë italiane bashkëkohore, ku lidhjet vlejnë më shumë se klasifikimet dhe zbulimi kalon edhe përmes devijimeve, surprizave dhe shtigjeve të papritura. Antologjia u drejtohet lexuesve shqiptarë, për të cilët një pjesë e madhe e poezisë italiane të dekadave të fundit mbetet ende pak e njohur. Prezantimi do të jetë një mundësi për të eksploruar projektin dhe mënyrën e tij origjinale të afrimit me poezinë: jo një leksion historie letrare, por një udhëtim përmes zërave më domethënës, befasues dhe të papritur të poezisë italiane bashkëkohore.
Julian Zhara, i lindur në Durrës në vitin 1986 dhe banues në Veneto, është poet, performues, eseist dhe organizator kulturor. Në vitin 2016 fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë “Alfonso Gatto” për të rinjtë, dhe figura e tij është analizuar në antologjinë kritike La poesia italiana degli anni Duemila nga Paolo Giovannetti, botuar nga Carocci. Pas debutimit me broshurën In apnea (Granviale Editori, 2009), në vitin 2018 botoi me Interlinea librin e tij të parë lirik, Vera deve morire. Shkrime të tjera të tij janë publikuar në revista poezie kombëtare dhe ndërkombëtare.
22/10 ora 17:00
@ Libraria Babel – Piramida e Tiranës
Personalizo preferencat e miratimit
Përdorim cookies për të të ndihmuar të lundrosh në mënyrë efikase si edhe të kryesh veprime të caktuara. Mbi çdo cookies gjen informacionet e hollësishme nën secilën prej kategorive të miratimit të renditura në vijim.
Cookies të klasifikuara si “Të nevojshme” janë cookies teknike që ruhen në browser-in tënd pasi janë thelbësore për të lejuar përdorimin bazë të faqes.
Përdorim gjithashtu cookies analitike me qëllim mbledhjen e informacioneve, në mënyrë të përmbledhur, mbi numrin e përdoruesve si edhe mbi mënyrën e përdorimit të faqes prej tyre. Me qëllim ruajtjen e privatësisë së përdoruesve tanë, adresat IP të atyre që lundrojnë në faqe mbeten anonime.
Mund të vendosësh të aktivizosh apo çaktivizosh cookies analitike.
Cookies e nevojshme janë thelbësore për përdorimin bazë të faqes Web e cila pa to nuk do të funksionojë siç duhet. Këto cookies nuk ruajnë të dhënat personale.
Cookies analitike përdoren për të kuptuar se si përdoruesit ndërveprojnë me faqen Web. Këto cookies ndihmojnë në ofrimin e informacioneve mbi metrikën e numrit të përdoruesve, frekuencën e rikthimit, burimin e trafikut, etj. Adresat IP të atyre që lundrojnë në faqe mbeten anonime.