Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantim i romanit “Lo stato di posa” nga Giulio Venneri

Giulio Venneri

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë romanin “Lo stato di posa” nga Giulio Venneri

Libri do të prezantohet nga autori në bashkëbisedim me gazetarin dhe shkrimtarin Enkel Demi.

11 shtator 2026 ora 18:30

Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë

Eventi do të zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane.

“Lo stato di posa” nga Giulio Venneri publukuar nga Le Pecore Nere Editorial

Pas vitesh të kaluara në vorbullën profesionale të Interpolit, Gabriele Merisi largohet nga Midwest-i amerikan. Një ekzistencë frenetike dhe pa drejtim e ka shtyrë të fillojë nga e para. Tridhjetëvjeçar i zhgënjyer, ai gjen strehim në Marolles, një lagje e klasës punëtore dhe e stratifikuar e Brukselit, ku pranon një pozicion margjinal në Komisionin Europian. Përpiqet të ndërtojë një jetë më të ngadaltë, të përbërë nga rutina thelbësore dhe miqësi diskrete. Por vrasja e një figure kyçe në jetën e tij të re të përditshme, shkatërron ekuilibrin e brishtë që ka arritur. Gabe – siç e quajnë pak miqtë e tij – detyrohet të rizgjojë reflekset e tij hetimore. Dhe për t’u rilidhur me pjesë të vetes që mendonte se ishin humbur. Pas një çështjeje që policia do të donte ta mbyllte shpejt fshihen pakënaqësi të hershme, ambicie të varrosura dhe një rrjet ndërkombëtar trafikimi objektesh arkeologjike të vjedhura. Një rrjet që duket se çon në një zbulim sensacional. Për t’u orientuar në një rrjet pistash të rreme dhe aleancash mashtruese, Gabe mbështetet te “Dio dello Shuffle” i vet personal, duke qenë i bindur se e vërteta del në pah në sekuencat misterioze të këngëve të papritura. Gjetja e “gjendjes së tij të qetësisë”  do të jetë e vetmja mënyrë për të dalluar udhërrëfyesin e sinqertë nga manipuluesi, mikun nga tradhtari dhe, mbi të gjitha, viktimën nga xhelati.

Giulio Venneri

I lindur në Cosenza, me rrënjë në Puglia dhe Kalabri, Giulio Venneri ka jetuar në Bruksel për njëzet vjet, ku punon pranë Komisionit Europian. Ka udhëhequr iniciativa mbi sundimin e ligjit dhe promovimin e proceseve demokratike në kontekste të brishta, duke u zhvendosur mes Ballkanit, Kaukazit dhe Lindjes së Mesme, përgjatë vijave të holla ku ndërthuren institucionet, rregullat, njerëzit dhe zonat gri. Profesor universiteti, ai jep mësim marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime diplomatike në disa nga institucionet akademike më të njohura në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Lo Stato di Posa është romani i tij i parë. Një debutim i lindur nga vite vëzhgimesh në terren, takimesh, muzike dhe udhëtimesh, dhe nga i njëjti kuriozitet që e shoqëron edhe kur merr kitarën, shpirtin e tij të dytë.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë