Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantim i botimit shqip të esesë së Antonio Gramsci-t “Çështja jugore” me Fondazionin Gramsci Puglia

A.Gramsci_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Fondacionin Gramsci Puglia për prezantimin e botimit shqip të esesë së Antonio Gramsci-t “Çështja jugore” të përkthyer nga Alfred Bushi dhe botuar nga shtëpia botuese Pika pa sipërfaqe.

13.02.2025 ora 17:00

Libraria Tirana Times

Rruga Andon Zako Cajupi

Hyrja e lirë

Ndryshimet që kanë ndodhur në dekadat e fundit as nuk e kanë eliminuar dhe as nuk e kanë shpërbërë çështjen jugore, e cila mbetet një nga kontradiktat qendrore të shoqërisë italiane. Në fakt, prej saj burojnë të njëjtat vështirësi që has zhvillimi ekonomik i vendit, pamundësia për të gjetur punë dhe punësimi në nivele moderne për punëtorët e jugut, shpërdorimi i energjisë intelektuale, rënia e bujqësisë.

Kjo e bën edhe më të qartë rëndësinë e këtyre shkrimeve, në të cilat Gramsci shtron çështjen jugore si një problem që prek drejtpërdrejt përgjegjësitë dhe vetë strukturën e shtetit.

 

Antonio Gramsci – (1891-1937)

Filozof, politikan, gazetar dhe teoricien marksist italian, një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Italisë në vitin 1921. I lindur në Ales të Sardenjës, Gramsci u shqua për analizën e tij të thellë të shoqërisë, kulturës dhe pushtetit, duke zhvilluar koncepte kyçe si hegjemonia kulturore. Sipas tij, klasa sunduese nuk imponohet vetëm përmes kontrollit politik dhe ekonomik, por edhe përmes përhapjes së një vizioni të botës që bëhet “normal” dhe i përbashkët nga shoqëria.

I arrestuar nga regjimi fashist në vitin 1926, ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në burg, ku shkroi Quaderni del carcere, vepra themelore për teorinë dhe filozofinë politike bashkëkohore. Në to trajtonte çështje që lidhen me kulturën, arsimin, filozofinë e praktikës dhe strukturën e shoqërisë.

Mendimi i Gramscit ka ndikuar thellësisht marksizmin perëndimor, teorinë kritike, studimet kulturore dhe shkencat sociale dhe ka mbetur një pikë referimi për intelektualët dhe lëvizjet politike në mbarë botën.

  • Organizuar nga: Fondazine Gramsci Puglia
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë