Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Retrospektivën kushtuar Luchino Visconti-t në kuadër të TIFF – Tirana International Film Festival (21-27 shtator).
Filmi i parë në program është:
Ossessione nga Luchino Visconti
Me: Clara Calamai, Massimo Girotti, Juan De Landa, Elio Marcuzzo, Vittorio Duse, Dhia Cristiani
Dramë – Itali, 1943, kohëzgjatja 135 minuta
Xhino mbërrin rastësisht në tavernën e Braganës dhe bie në dashuri me gruan e tij, Xhovanën e cila dëshiron të çlirohet nga bashkëshorti. Ata organizojnë një aksident rrugor të rremë, por fundi do të jetë ndryshe. Ky është një debutim i jashtëzakonshëm i Visconti-t gjatë kohës që regjimi fashist ishte ende në pushtet. Filmi përfaqëson pikën e mbërritjes së një reflektimi mbi realizmin që kishte nisur në faqet e revistës “Cinema”, dhe ka si bazë realizmin poetik francez (Visconti kishte qenë asistent i Renoir-it) si dhe realizmin social amerikan (filmi është frymëzuar nga romani “Postieri troket gjithmonë dy herë” i James Cain). Dy yje të kinematografisë së asaj kohe përdoren në një kontekst realizmi të ashpër, duke sjellë një përdorim krejtësisht inovativ të shesheve natyrale të xhirimit (delta e lumit Po). Filmi u ndalua nga fashizmi dhe doli në kinema në një version të censuruar e të cunguar.
22.9.2026 ora 17:30
Kinema Millennium – Tiranë