Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Orkestra Rinore e Magna Grecia – Tour Albania 2026

OMG_TOUR_ORCHESTRAGIOVANILE_ALBANIA_2026 – ITA

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe institucionet vendore – mes syresh Qendrën Muzeore të Durrësit, Bashkinë e Durrësit dhe Teatrin “Aleksandër Moisiu”, Bashkinë e Fierit dhe Teatrin e qytetit, Bashkinë e Vlorës dhe Teatrin “Petro Marko” – ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e Orkestrës Rinore të Magna Grecia – Qyteti i Tarantos me titull “Energjia e notave”.

Programi:

  1. Donizetti nga Don Pasquale Aria di Norina “Quel guardo il Cavaliere So anch’io la virtù magica”
  2. Puccini nga Boheme “Quando m’en vò”
  3. Puccini nga Gianni Schicchi “O mio babbino caro”
  4. Gastaldon Musica probita”

C.Gounod nga Romeo & Juliet “Je veux vivre”

  1. Verdi Marcia Trionfale
  2. Williams Raider’s March
  3. Bizet Preludio I atto da Carnen
  4. Zimmer Pirata dei Caraibi

Piero Romano, drejtues orkestre

Gloria Giurgolo, soprano

Orkestra lindi në vitin 2020 në bashkëpunim me Bashkinë e Tarantos, me qëllim promovimin dhe vlerësimin e talentit muzikor, duke nxitur pjesëmarrjen e gjeneratave të reja të studentëve muzikantë nga Pulia e më gjerë.
Ajo ofron një rrugëtim didaktik praktik dhe operativ që synon integrimin në shfaqjet e drejtpërdrejta dhe lehtësimin e hyrjes në botën e punës, duke përdorur bashkëpunimin me solistë dhe dirigjentë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare.
OGMGCT (Orkestra Rinore e Magna Grecia – Qyteti i Tarantos) përbëhet nga të rinj të moshës midis 14 dhe 25 vjeç, të cilët vijnë kryesisht nga Pulia dhe rajonet fqinje. Përzgjedhja e studentëve bëhet përmes audicioneve vjetore, gjatë të cilave kandidatët mund të demonstrojnë aftësitë e tyre teknike dhe muzikore.
Gjithashtu, i rëndësishëm është edhe ndikimi socio-kulturor i Orkestrës, e cila kontribuon në luftimin e braktisjes së shkollës duke ofruar një mundësi të madhe rritjeje dhe rikualifikimi për territorin. Puna e Orkestrës është një dëshmi e qartë se si muzika mund të jetë një instrument zhvillimi dhe kohezioni, i aftë për të frymëzuar gjeneratat e reja drejt vlerësimit të trashëgimisë artistike lokale dhe kombëtare.

Home – Orchestra Magna Grecia

18.09.2026 ora  19:00

Amfiteatro Romak, Durrës

19.09.2026 ora 19:00

Teatri i Qytetit Fier

20.09.2026 ora  19:00

Teatri Petro Marko Vlorë

  • Organizuar nga: Orkestra Rinore Magna Grecia - Qyteti i Tarantos
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dhe institucionet vendore Durrës, Fier dhe Vlorë