Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Muse-X: Expofestival i Muzikës dhe Artit në Ballkan – Tiranë, 11-13.02.2025

DavidCampana

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë në edicionin e parë të Muse-X me pjesëmarrjen e David Panico Campana, artist grafiti, grafist, ilustrues.

Gjatë Festivalit, artisti do të krijojë një vepër live në një mur/panel të vendosur brenda “Muse-X Artistic Village” dhe do të marrë pjesë si ligjërues në workshop-in kushtuar stilit të jetesës dhe artit në komunitetin Hip-Hop.

Muse-X  është Ekspofesti kryesor i muzikës dhe artit në Ballkan, i cili bashkon  kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor në një festë dinamike. Ky aktivitett mundëson lidhjet me klientët, biznese, artistë, ekspertë të sektorit, përfaqësues të qeverisë, të apasionaur vendas apo të huaj, përmes muzikës, artit dhe teknologjisë. Muse-X ofron një platformë të gjallë bashkëpunimi dhe ekspozim global, duke shfaqur kulturat e pasura të muzikës hip-hop, elektronike dhe rock, duke i lejuar pjesëmarrësit të eksplorojnë dhe të kënaqen me këto zhanre dinamike.

 

David Panic Campana – Street Art

I diplomuar pranë DAMS – Disiplinat e artit, muzikës dhe spektaklit, ndoqi më pas studimet në  Akademinë e Arteve dhe Teknologjive të Reja në Romë. Prej më shumë se 20 vitesh pikturon me spray. Ka punuar me Speeddrawing5 (kompani grafike reklamimi dhe dokumentacioni teknik); aktualisht është pronar i kompanisë VeryWellDone – Artechincal Concept sas, ku ndjek grafikën dhe reklamat.

  • Organizuar nga: KLIK EKSPO GROUP & TIRANA INTL. FAIR
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë