Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Albanian Gaming Community me pjesëmarrjen e Moreno Lovato-s në programin Unity4Games.
Moreno Lovato, themelues dhe CEO i studios së pavarur RuneHeads, aktualisht po punon për projektin e ardhshëm strategjik deck builder roguelite Journey to the Void. Ai krijoi videolojën e tij të parë në moshën 14 vjeçare, duke programuar Commodore 64-n e tij të dashur në Assembler. Gjatë 12 viteve të fundit, ka publikuar mbi dhjetë tituj, disa prej të cilëve kanë arritur sukses ndërkombëtar, me mbi njëzet milionë lojtarë. Ndër punët e tij më të njohura janë Conglomerate 451, Extreme Landings, Frecce Tricolori, Blue Angels, Boom Biker dhe Dotard’s Escape. Sot, drejton RuneHeads dhe i kushton një pjesë të mire të kohës mësimit të zhvillimit të videolojërave në shkollat kryesore të zhvillimit të lojërave në Itali.
Unity4Games është një program 3-mujor i krijuar nga CooLab, i krijuar për studentë të shkollave të mesme dhe universiteteve në Shqipëri, nga mosha 15 deri në 25 vjeç. Programi përfshin 10 takime dy-javore, duke filluar nga 1 shkurti, me ekspertë të industries, si dhe një konkurs final për lojërat e krijuara nga pjesëmarrësit.
Moduli i parë, i mbajtur nga Moreno Lovato, do të fokusohet mbi historinë dhe evolucionin e videolojërave, industrinë e videolojërave dhe bazat e ndërtimit të një videoloje.