Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Galerinë GOCAT dhe Bashkinë Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën “Mediterranea. Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks”, si pjesë e aktiviteteve për “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.
Ekspozita, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe e kuruar nga Viviana Panaccia, paraqet në një itinerar inovativ dhe unik historinë, bukurinë, popujt dhe mitet e Mesdheut, një rajon me vlera të mëdha historike, sot me një vlerë të shtuar për nga pikëpamja gjeografike, politike dhe ndërlidhshmëria. Ekspozita përdor imazhe të marra nga teknologjia më e avancuar hapësinore, e zhvilluar nga Agjencitë Hapësinore Italiane dhe Europiane, si dhe nga Telespazio/e-Geos. Imazhe të jashtëzakonshme, krahas hartave dhe veprave të lashta të artit, në një sintezë kulture, arti dhe shkence, mes të shkuarës dhe së tashmes.
“Mediterranea” synon të përfaqësojë Mare Nostrum në të gjithë kompleksitetin e tij, duke përfshirë dobësitë që e kërcënojnë atë sot, përmes rrëfimit të historisë së tij me imazhe satelitore të pa shfaqura më parë, foto, video dhe instalacione site-specific me ndikim të jashtëzakonshëm vizual dhe emocional. Imazhet satelitore dërgojnë nga hapësira vizione të qyteteve dhe porteve, udhëkryqeve tregtare, por edhe të kontaminimeve pjellore kulturore, të brigjeve të pasura me kultura simbolike të “Mesdheut” (ulliri, fiku, hardhia).
Së fundi, ekspozita synon të përfaqësojë gjendjen aktuale të Mesdheut duke ofruar të dhëna dhe imazhe që tregojnë shenjat e pagabueshme të ndryshimit të vazhdueshëm klimatik, nga reduktimi i reshjeve deri tek valët e të nxehtit, të karakterizuara nga periudha të gjata thatësire, të alternuara me ngjarje ekstreme të motit, deri tek ndryshimet e habitateve detare.
Historia dhe bashkëkohësia e Mesdheut na kujtojnë rëndësinë e këtij rajoni të jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë dhe urgjencën për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive me zgjidhje të përbashkëta sfidave të ndryshme të kohëve të sotme.
26.02 – 31.03025
Tiranë, Galeria GOCAT
Nga e marta deri të dielën: 10:00 – 14:00 / 17:00 – 20:30
Përurimi
26 shkurt 2025 18:00 – 21:00