Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Me fjalë të tjera – Bisedë me Julian Zharën

Invito_Julian Zhara_web

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Europe House Albania, në kuadër të ciklit Me fjalë të tjera, një sërë takimesh dhe bisedash me zërat më interesantë të narrativës italiane me origjinë shqiptare, ka kënaqësinë të prezantojë takimin me shkrimtarin Julian Zhara.

Shkrimtari do të bashkëbisedojë me Fabio M. Rocchi, profesor universitar në Departamentin e Letërsisë të Fakultetit Histori-Filologji të Tiranës dhe specialist i letërsisë italofone me prejardhje shqiptare. Gjatë takimit poeti Julian Zhara do të performojë duke lexuar disa nga poezitë e tij, i shoqëruar nga një kolonë zanore të përzgjedhur nga vetë autori.

Julian Zhara është poet, interpretues, eseist dhe organizator eventesh kulturorë.

I lindur në Durrës në vitin 1986, ai u largua për në Itali në vitin 1999, për t’u vendosur në Veneto, ku tashmë  jeton dhe punon, duke e ndarë kohën mes Padovës (rezidenca e tij aktuale) dhe Venecias.

Në vitin 2016, fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë Alfonso Gatto për të rinjtë.

Figura e tij ishte objekt analize në antologjinë kritike Poezia italiane e viteve 2000 nga Paolo Giovannetti, botuar nga Carocci.

Pas një debutimi me një plaquette interesante të titulluar Në apne (Granviale Editori, 2009), libri i tij i parë lirik u botua në vitin 2018 nga Interlinea: Vera deve morire. Të tjera krijime të tij janë botuar në revista poetike kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat kujtojmë Nuovi Argomenti, Le parole e le cose2, La balena bianca, Atelier poesia, l’Ulisse, Rehauts 51.

Julian Zhara prkthen disa poetë bashkëkohorë nga shqipja në italisht (si për shembull Luljeta Lleshanaku) ndërsa ende nuk është përkthyer në gjuhën e tij amtare.

05.03.2024 ora 18.00

Europa House, Rruga Papa Gjon Pali II

Hyrja e lirë

Gjuha e aktivitetit: italisht

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Europe House Albania