Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e Mario Biondi-t në Tiranë, This is What, You are (20th anniversary).
1 qershor, ora 20:00
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Biletat në shitje: çdo ditë 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00
Eventi organizohet në kuadër të Javës së Kulturës Italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Njëzet vjet pas suksesit të “This Is What You Are”, kënga që e shndërroi Mario Biondi-n në yllin e skenës ndërkombëtare të muzikës soul-jazz, artisti kremton përvjetorin me një version të ri të saj, të publikuar më 12 shtator 2025, me pjesëmarrjen e muzikantëve kryesorë të skenës ndërkombëtare të jazz-it.
Që prej debutimit ndërkombëtar, i mbështetur nga Norman Jay në BBC Radio, Mario Biondi ka fituar disqe platini, bashkëpunuar me artistë si Burt Bacharach, Chaka Khan dhe Earth, Wind & Fire, dhe e ka çuar muzikën e tij në mbi 50 Vende.
Me stilin e tij të rafinuar që shkrin muzikën jazz, soul dhe pop, në vitin 2026 ai do të jetë protagonisti i një turneu europian kushtuar 20-vjetorit të “This Is What You Are”..
Mario Biondi, një artist i lindur në Catania me një zë të ngrohtë dhe të kadifenjtë, arriti sukses ndërkombëtar në vitin 2006 me “This Is What You Are“, një këngë e cila u shndërrua në klasike bashkëkohor soul-jazz dhe u promovua gjithashtu edhe nga DJ i njohur britanik Norman Jay në BBC Radio.
Suksesi i këngës i hapi rrugë albumit Handful of Soul, i cili riafirmoi stilin e tij të rafinuar mes muzikës soul, jazz dhe rhythm & blues. Gjatë gjithë karrierës së tij, ka bashkëpunuar me artistë dhe legjenda ndërkombëtare si Burt Bacharach, Chaka Khan, Al Jarreau dhe James Taylor Quartet, duke performuar në skenat më të rëndësishme të botës, përfshirë Royal Albert Hall të Londrës.
Albumet e tij më të shquara përfshijnë If, Sun, Beyond, Brasil, Dare, Romantic e Crooning Undercover.
Në vitin 2025, për të kremtuar 20-vjetorin e Handful of Soul, ai publikoi “This Is What You Are (20th Anniversary)“, një version i ri i këngës së famshme të krijuar me muzikantë kryesorë të skenës ndërkombëtare të jazz-it, duke konfirmuar rolin e tij si një nga artistët italianë më të vlerësuar ndërkombëtarisht.