Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

MJESHTRAT E PRODHIMIT TË INSTRUMENTAVE ME TELA NË TIRANË

Me rastin e ciklit Kuarteti i Beethoven-it me Kuartetin e Cremona –s, mbërrin në Tiranë për një Ekspozitë dhe një laborator Konsorciumi Liutai “A. Stradivari” i Cremona –s.

Konsorciumi Liutai “A. Stradivari “Cremona themeluar në vitin 1996 me qëllim promovimin dhe rritjen e prodhimit bashkëkohor kremonez të instrumentave me tela, që vepron në përputhje me traditën artizanale.

Konsorciumi e ka selinë në Cremona, qyteti i Stradivari-t, Amati-t dhe Guarneri-t, mjeshtrat e mëdhenj të së kaluarës. Arti i tyre i njohur dhe i admiruar në të gjithë botën është burim i pashtershëm frymëzimi për prodhimin modern të instrumentave me tela.

Në Konsorcium marrin pjesë rreth gjashtëdhjetë mjeshtra të prodhimit të instrumentave me tela nga Cremona dhe provinca.

Marka identifikuese i prodhimit kremonez të instrumentave me harqe, i mbështetur fuqishëm nga Dhoma e Tregtisë së Cremona –s së bashku me Konsorciumin Liutai & Archettai “Antonio Stradivari” Cremona dhe nga Shoqatat artizanale dhe e mbështetur nga Bashkimi Rajonal i Dhomave të Tregtisë dhe nga Rajoni i Lombardisë, përfaqëson përpjekjen për të rritur prodhimin kremonez bashkëkohor të instrumentave me tela në botë. Një sfidë e rëndësishme për rizhvillimin e një sektori të zejtarisë artistike tradicionale, e cila, e bazuar në kohërat dhe teknologjitë e së kaluarës, rezulton e penalizuar nga logjika moderne ekonomike e standardizimit industrial dhe e marketingut të produkteve.

Themelimi i markës Cremona Liuteria pra i plotëson nevojat e zhvillimit profesional në këtë sektor, duke përbërë hapin e parë themelor për mbrojtjen dhe garantimin e instrumenteve kremonezë.

Do të jenë në Tiranë mjeshtrat e prodhimit të instrumentave me tela:

Pablo Farias

Specializimet: Violina, viola e violonçellë – Riparime dhe Restaurime – Instrumentet baroke

http://www.cremonaviolins.com/violinmaker/pablo-farias-it/

Bénédicte Friedmann

Specializimet: Violina, viola e violonçellë

http://www.cremonaviolins.com/violinmaker/benedicte-friedmann-it/

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Università delle Arti - Tirana