Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

L’innocente nga Luchino Visconti – TIFF (Tirana International Film Festival)

L’innocente di Luchino Visconti
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Ciklin e Filmave kushtuar Luchino Visconti-t në kuadër të TIFF – Tirana International Film Festival (21-27 shtator).
Filmi i dytë në program është:

L’innocente nga Luchino Visconti

Me: Giancarlo Giannini, Laura Antonelli, Jennifer O’Neill, Rina Morelli, Massimo Girotti

Dramë – Itali, 1976, kohëzgjatja 125 minuta

Romë, fundi i shekullit XIX: Tullio dhe Giuliana Hermil janë një çift i borgjezisë së lartë romane, bashkë prej vitesh, por pa dashuri. Ai është një donzhuan i pandreqshëm, por pavarësisht kësaj, ajo i qëndron besnike. Mirëpo, në një moment, në jetën e gruas shfaqet shkrimtari magjepsës Filippo d’Arborio: Giuliana dorëzohet para tij dhe ngel shtatzënë. Natën e Krishtlindjes, kur e gjithë familja është në kishë, Tullio e nxjerr në të ftohtë “fëmijën e mëkatit”…

23.9.2026 ora 20:00

Kinema Agimi, Tiranë

  • Organizuar nga: TIFF - Tirana International Film Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë