Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Lectio nga Gaia Tedone – The Humanist at the Tech Table: AI, Culture, and the Art of Co-Creation

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin Polis në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë Lectio nga Dr. Gaia Tedone (Ph.D., studiuese, kuratore dhe digital humanist) për serinë The Humanist at The Tech Table (H@TT).

13.6 2026, ora 10:30 

Qendra MAD pranë Universitetit Polis

Hyrja e lirë

Gaia Tedone, Ph.D., është një studiuese, kuratore dhe digital humanist. Hulumtimi i saj eksploron ndikimin e inteligjencës artificiale në proceset e bashkëkrijimit dhe bashkëkuratorimit, brenda dhe përtej kufijve të artit. Mbrojti doktoraturën pranë Centre for the Study of the Networked Image të Universitetit South Bank të Londrës (2019) dhe jep mësim pranë Scuola Politecnica di Design dhe Universitetit Katolik Sacro Cuore të Milanos.

Në vitin 2025, ajo drejtoi programin akademik të GENERATIVA, një akademi eksperimentale kushtuar IA-së gjenerative për sektorin krijues, e promovuar nga organizata kulturore Sineglossa. Projekti i saj më i fundit, The Humanist at The Tech Table, është i vendosur në kryqëzimin mes ushqimit, inteligjencës artificiale dhe gjuhës, duke eksploruar praktikat emergjente, diskurset dhe imagjinatat bashkëkohore në zhvillim.

The Humanist at the Tech Table: AI, Culture, and the Art of Co-Creation

Çfarë do të thotë të punosh me inteligjencën artificiale në sektorin kulturor sot – dhe si arritëm deri këtu?

Duke u bazuar në librin e saj të fundit, The Hybrid Nature of Digital Curating: From the Web to AI (Mimesis, 2026, me Marialaura Ghidini), ky leksion ndërthur perspektivën historike dhe reflektimin kritik, duke ofruar mjete për t’u orientuar në një peizazh kulturor gjithnjë e më të përshkuar nga IA. Tema themelore është se teknologjia nuk është kurrë neutrale. Nga autorësia tek paragjykimi algoritmik, nga transparenca tek llogaridhënia institucionale, prezantimi analizon implikimet etike të integrimit të IA-së në praktikat kulturore dhe krijuese, duke vënë në pikëpyetje se çfarë do të thotë të mbash vlerat njerëzore në qendër të këtyre proceseve. Sesioni përfundon me The Humanist at The Tech Table, projekti më i fundit kërkimor i Tedone-s, i cili përdor ushqimin, bisedën dhe bashkë-dizajnin si porta të reja drejt njohurive mbi inteligjencën artificiale. Sepse, ndonjëherë, mënyra më e mirë për të kuptuar një teknologji komplekse është të ulemi së bashku dhe ta diskutojmë atë gjatë një vakti të përbashkët.

  • Organizuar nga: Universiteti Polis
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë