Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

L’amore che ho nga Paolo Licata – Queer Film Marathon Tirana

LAmoreCheHo
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë filmin L’amore che ho nga Paolo Licata, në kuadër të Queer Film Marathon Tirana
L’amore che ho nga Paolo Licata

Me: Lucia Sardo, Donatella Finocchiaro, Anita Pomario, Tania Bambaci, Vincenzo Ferrera

Dramë | Itali, 2024 | 125 minuta
I bazuar në biografinë “L’amuri ca v’haju” të Luca Torregrossa-s, filmi rrëfen historinë e Rosa Balistreri-t, e mbiquajtur “zëri i Sicilisë” dhe e njohur si një nga kantautoret më emblematike të Italisë së Jugut.
Filmi shpërfaq karrierën e saj të jashtëzakonshme, por edhe dramat e gëzimet e një jete të jetuar me pasion dhe rebelim. Në vitet ’90, Rosa është në kulmin e suksesit të saj, por edhe në fund të një kapitulli të jetës. Pavarësisht vlerësimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ajo është e munduar nga kujtimet e së shkuarës dhe konfliktet e pazgjidhura, veçanërisht me të bijën, me të cilën ka një marrëdhënie të vështirë. Ky është portreti i një gruaje intensive, të brishtë dhe të pashkatërrueshme, e cila luftoi gjatë gjithë jetës për mbrojtjen e të drejtave të më të dobëtve, të punëtorëve, të grave të abuzuara dhe kundër çdo forme të arrogancës e shtypjes. Gjithmonë në vijën e parë të angazhimit të saj shoqëror, Rosa gjeti një hapësirë të fuqishme shprehjeje te muzika dhe arti, por edhe te vokacioni i saj politik dhe civil, falë të cilit pati takime domethënëse me artistë dhe intelektualë si Andrea Camilleri, Dario Fo, Renato Guttuso dhe Franca Rame.
Filmi zbulon shpirtin e një artisteje të jashtëzakonshme dhe natyrën e paepur të një gruaje që, ndonëse e shenjuar nga vuajtjet dhe humbjet, la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës popullore italiane. Rosa Balistreri është zëri i një Sicilie që nuk dorëzohet kurrë, dhe historia e saj është ajo e një gruaje që e shndërroi dhimbjen në art, luftën në shpresë dhe vetminë në forcë.
04.10.2026 ora 19:30

Tulla Culture Center

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Queer Film Marathon Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë