Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Laborator: INTERMEDIALITETI* dhe Metaversi – një mënyrë e re të shprehuri

Metaverso.jpg

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Appercezioni, Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe Universitetin Polis ka kënaqësinë të prezantojë seminarin me titull INTERMEDIALITETI* dhe Metaversi – një mënyrë e re të shprehuri.

Në kuadër të eventit Spore, fitues i Europa Creativa 2022, shoqata kulturore Appercezioni fton studentët e Teatrit Kombëtar, studentët e Universitetit Polis dhe të gjithë të rinjtë e interesuar të qytetit të Tiranës në laboratorin me hyrje të lirë INTERMEDIALITI, një përhapje me qëllim rritjen dhe ndërgjegjësimin për një metodologji të re artistike, lindur nga një ide e Federica Altieri, e cila bashkon artin dhe shkencën, bazuar në bashkëjetesën e qasjeve të ndryshme artistike në lidhje me teknologjitë e reja.

Nëpërmjet një lidhje të ngushtë mes Artit dhe Shkencës, çdo student do të shoqërohet në zhvillimin e aftësive të tij më të natyrshme dhe instinktive derisa të zhvillojë një krijim personal, i cili do të hyjë në një eksperimentim ndërmjetës. Skenografia, muzika, teatri, shkrimi, fotografia, kinemaja, vallëzimi, ndërtimi i skenës dhe jo vetëm në këtë laborator të larmishëm. Kjo sfidë shkrihet me teknologjitë e reja dhe mbi të gjitha me Metaversin që bëhet pjesë e përpunimeve të reja shprehëse.

Intermedialiteti nuk është ai që mund të shfaqet menjëherë, nuk ka të bëjë fare me ngatërresat sterile që përzjejnë njohuritë; por është një modalitet që, duke u nisur nga joformalja, nxit mendimin drejt një orientimi ku çdo qasje, çdo disiplinë, ka dinjitet të barabartë. Nuk ka gjuhë parësore apo dytësore, çdo konformacion jeton jetën e vet, duke u lidhur natyrshëm me tjetrin; një transformim i pandërprerë i aftë për të gjeneruar hapje totale bazuar në rastësi koherente. Nëse bota është një turmë e pandalshme, nëse njeriu është një turmë, e vetmja mënyrë për të përfaqësuar këtë pafundësi, falë edhe mbështetjes së teknologjive të reja, është Intermedialiteti. Në këtë tranzicion epokal ku kalojmë nga realiteti analog në atë dixhital, transformohet roli i njeriut dhe bashkë me të edhe arti; asgjë nuk do të jetë si më parë dhe zotërimi i mjeteve të reja të shprehjes dhe komunikimit bëhet i nevojshëm për zhvillimin e metodologjive të reja të krijimit dhe marrëdhënieve.

Përfaqësimi ka nevojë për hapësira të reja, koha shndërrohet në një çast të vetëm, një sintezë që përmban brenda vetes intensitetin e një epoke të projektuar drejt së ardhmes, artistët dialogojnë me shprehje të ndryshme pa e humbur kurrë veçantinë e tyre.

Nga Federica Altieri dhe Maria Letizia Gorga

Laboratori do të zhvillohet në datat 9 dhe 10 mars 2024 në Teatrin Kombëtar dhe më 25 Mars në Universitetin Polis.

Pjesëmarrja është e lirë.

* INTERMEDIALITA është një laborator i projektit Spore, fitues i Europa Creativa 2022.

  • Organizuar nga: Shoqata Kulturore Appercezioni
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Teatri Kombëtar