Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

LA PAZZA GIOIA me regji të Paolo Virzì në Tireana Open Air

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Europe House Albania ka kënaqësinë t’ju ftojë në projektimin e filmit:

LA PAZZA GIOIA nga Paolo Virzì

Me: Valeria Bruni Tedeschi, Micaela Ramazzotti, Valentina Carnelutti, Tommaso Ragno, Bob Messini

Komedi dramèa l Itali 2016 l 118′

30.08.2023 ore 20:00

Tirana Opena Air tek Liqeni i Tiranës

 Hyrja e lirë

në italisht me titra në anglisht

 

La Pazza Gioia, filmi i Paolo Virzì, e ka pikënisjen tek Villa Biondi, një qendër aftësimi për gratë me probleme mendore. Dy nga pacientet, Beatrice Morandini Valdirana (Valeria Bruni Tedeschi) dhe Donatella Morelli (Micaela Ramazzotti), zënë miqësi dhe vendosin të braktisin qendrën së bashku, për të shijuar çmenduritë e jetës: fillimisht në një autobus, pastaj duke vjedhur një makinë dhe në fund në këmbë. Kështu zë fill një road movie i stilit Thelma & Louise, mes kodrinave dhe detit të Toskanës.

Personalitetet e dy grave janë katërcipërisht të kundërt: Beatrice është e pasur, narciziste, mitomane dhe mendjemadhe; Donatella, e brishtë dhe e mbyllur, e detyruar të lërë djalin e saj në kujdestari, në kërkim të dëshpëruar të dashurisë së të atit.

Përmes fazave të ndryshme të udhëtimit të tyre të trazuar, të dyja rizbulojnë botën, duke u përpjekur të pranojnë veten dhe të tjerët, pavarësisht zhgënjimeve të ndryshme.

Një film mbi çmendurinë, izolimin dhe kontradiktat e një shoqërie të paaftë për të kuptuar fatkeqët.

Mes të qeshuriave dhe lotëve, ndjeshmëria e rrallë e Virzì-t dhe interpretimi i jashtëzakonshëm i dy aktoreve, ndihmojnë në krijimin e një portret feminiliteti aspak konvencional, të sinqertë dhe të thellë.

  • Organizzato da: IIC Tirana e Europe House Albania