Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konferencë e Ark. Elisabetta Terragni për IDD 2025 – “T’i shohësh gjërat në perspektivë”

WhatsApp Image 2025-02-17 at 11.26.20

Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian në Botë, Instituti Italian i Kulturës së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, organizojnë një takim me ark. Elizabeth Terragni. Aktiviteti i titulluar “T’i shohësh gjërat në perspektivë” do të zhvillohet të mërkurën, më 17 febbraio alle 18.30 presso Destil Creative Hub .

Gjatë takimit, arkitektja Elisabetta Terragni do të prezantojë rrugëtimin e saj profesional dhe krijues, rrugëtim në të cilën ka lëvruar nga analizat e hollësishme ergonomike për projektimin deri tek transformimi dhe rigjenerimi i siteve industriale dhe ushtarake të braktisura apo projektimi i ekspozitave. Ndërprerjet, zbrazëtitë dhe vendet e harruara, strukturat e rrënuara, janë hapësirat e saj të preferuara, pasi ofrojnë mundësinë për të rimenduar mënyrën se si arkitektura mund të ndërfutet pa mbivendosur struktura të reja, por duke respektuar kujtesën dhe historinë e sitit. Qasja e saj ndaj arkitekturës fton në dialog të shkuarën dhe të tashmen, ku çdo projekt shndërrohet në një akt rikuperimi dhe riinterpretimi.

Dita e Dizajnit Italian në Botë është një iniciativë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Elisabetta Terragni – Është diplomuar pranë Politeknikut të Milanos në vitin 1986. Që prej vitit 2008 është docente pranë Bernard and Anne Spitzer School of Architecture del City College të Nju Jorkut. Më parë ka dhënë lëndën e Muzeografisë pranë Politeknikut të Milanos (2004-2008), ka qenë Distinguished Visiting Professor pranë Institutit të Teknologjisë në Nju Jork (2005-2006) dhe Asistente pranë Institutit Federal të Teknologjisë (ETH) në Zyrih (1997-1999).

Në vitin 1993 themeloi në Como, Studio Terragni Architetti, studio e cila punon mes Italisë, Zvicrës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 2011 themeloi studion DRAW (Design Research Architecture Writing) në Nju Jork. Ka ofruar konsulencë për agjenci dhe institucione ndërkombëtare, duke përfshirë: ANVUR – Agjencia Kombëtare për Vlerësimin e Sistemit Universitar dhe Kërkimit; Legacy City Design Assembly (The Max Bond Center, CCNY, American Assembly, Columbia University), Canada Council for the Arts per selezionare l’exhibition team del Canada për Bienalen e Arkitekturës në Venecia (2014), dhe YAP MAXXI, një program që promovon dhe mbështet arkitektët e rinj, në bashkëpunim me MoMA dhe MoMA PS1, Roma/New York (nga 2011).

Terragni është e shumëvlerësuar dhe fituese e çmimeve të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë: Council of Europe Museum Prize (2020) e il BIG-SEE Architecture Award (2019) për National Museum of Secret Surveillance, “Shtëpia e Gjetheve” Tiranë; Smart Future Minds Award për projektin Tunnel di Trento në bashkëpunim me Jeffrey Schnapp (2011) e Arc-Vision Prize – Women and Architecture, një çmim ndërkombëtar i arkitekturës sociale për gra dizajner (2013). Në vitin 2014 u botua monografia Gaps: Maps, Thresholds and Breaks in the Architectural Designs of Elisabetta Terragni, me parathënie të Matthias Sauerbruch, nga Nodo Libri.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambaada e Italisë në Tiranë, Politekniku i Tiranës