Me rastin e Njëqindvjetorit të lindjes së Italo Calvino-s (1923 – 2023), Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të paraqesë Konferencën e XV-të Ndërkombëtare të Studimit “Të lexojmë dhe përkthejmë Calvino-n sot”, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Italiane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
17.10.2023
9.30-13.30
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës/ Google Meet
Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën italiane
Konferenca do të mbahet më 17 tetor 2023, në kuadër të edicionit të XXII-të të Javës së Gjuhës Italiane në Botë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës (Shqipëri) dhe në modalitetin telematik në distancë nëpërmjet Google Meet.
Qëllimi i konferencës është nxitja e reflektimit mbi veprën e shumëanshme të Italo Calvino-s, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm italianë të shekullit të njëzetë. Kumtesat do të përpiqen që nga njëra anë të nxjerrin në pah aspektet e ndryshme të figurës dhe veprës së shkrimtarit, dhe nga ana tjetër të ofrojnë këndvështrime mbi temat e eksploruara në thellësi nga Calvino në rrëfimet e tij, të cilat shtrihet në fusha nga më të ndryshmet, duke e konfirmuar si një njeri me kulturë të jashtëzakonshme. Nuk do të mungojnë as idetë lidhur me krahasimet mbi përkthimin dhe ripërkthimin e veprës së tij, e cila nuk pushon së përhapuri në mbarë botën, duke qenë se Calvino ka ende shumë për t’i thënë lexuesit të Mijëvjeçarit të ri.