Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i Carlotta Dalia në Mitrovica Guitar days

CarlottaDalia

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, ka kënaqësinë të rinovojë mbështetjen e tij për Mitrovica Guitar Days me pjesëmarrjen e Carlotta Dalia, e konsideruar si një nga talentet më emocionuese të gjeneratës së re të kitarës ndërkombëtare.

11.06.2026, ora 19:30

Kisha Katolike, Mitrovicë

 

E lindur në Toskanë në vitin 1999, Carlotta Dalia është një nga kitaristet e reja më të vlerësuara në skenën ndërkombëtare, e njohur për interpretimin e saj intensiv dhe tingullin e ngrohtë e të fuqishëm. Pasi debutoi solo në moshën dymbëdhjetë vjeç, ajo ka fituar mbi dyzet konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, duke performuar në festivale dhe salla koncertesh prestigjioze në të gjithë Europën, Azinë dhe Amerikën e Jugut.

Bashkëpunon rregullisht me violinistin Giuseppe Gibboni, me të cilin ka performuar edhe në Pallatin Quirinale me ftesë të Presidentit të Republikës Italiane Sergio Mattarella. Ka interpretuar gjithashtu Koncertin Nr. 1 të Mario Castelnuovo-Tedesco me Orkestrën e Dhomës Suedeze, si dhe ka performuar në institucione të rëndëishme ndërkombëtare muzikore.

Ka publikuar disa albume kushtuar repertorit të kitarës, duke përfshirë Gran Solo, regjistrime kushtuar Ida Presti dhe Andrés Segovia, duke marrë çmimin Chitarra d’Oro në vitin 2022. Që prej vitit 2025, regjistron për Berlin Classics.

Studiuar nën drejtimin e Oscar Ghiglia pranë Accademisë Chigiana në Siena dhe me Laura Young pranë Mozarteum në Salzburg, është D’Addario Artist që prej vitit 2016. Luan me një kitarë Hermann Hauser historike të vitit 1939, e cila u realiua për Andrés Segovia dhe me një Matthias Dammann të vitit 2023.

Carlotta Dalia – Guitarist

 

  • Organizuar nga: Mitrovica Guitar Days
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Ambasada Italiane në Prishtinë