Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i: Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ

Poster Fio Zanotti&SuperBand ft Fezz

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë

Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ

12 qershor 2026, ora 20:00

@ Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse, Tiranë

Hyrja me pagesë: www.kookooli.com/event/fio-zanotti-and-super-band-featuring-fezz/

Një mbrëmje kushtuar muzikës së madhe italiane dhe ndërkombëtare me M˚  Fio Zanotti, Super Band-in e tij dhe pjesëmarrjen e FEZZ – Elena Fezga.

Producent, aranzhues dhe drejtues orkestre me famë ndërkombëtare, gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Fio Zanotti ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të rëndësishëm të muzikës italiane, mes syresh: Adriano Celentano, Zucchero, Vasco Rossi, Anna Oxa dhe Pooh. Me një prani të gjatë në Festivalin e Sanremo-s, në vitin 1999 drejtoi dhe aranzhoi këngën fituese “Senza pietà” nga Anna Oxa. Do të shoqërohet në skenë nga FEZZ – Elena Fezga, një artiste e re që e zhvilloi karrierën e saj artistike përmes sezoneve operistike të Arenës së Verona-s dhe koncerteve live të shumtë si në Itali edhe jashtë saj. Repertori i saj lëvron operën, pop-in, soul-in dhe blues-in, duke ndërthurur elegancën vokale me ndjeshmërinë bashkëkohore. Kënga e saj debutuese, e publikuar në fund të vitit 2025, u prodhua nga vetë M˚  Zanotti.

Mbrëmja do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, një nga figurat më të shquara të televizionit shqiptar, krijuesi i “Kënga Magjike” dhe prezantues historik i “E Diela Shqiptare”.

  • Organizuar nga: Elena Fezga Agency
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë