Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Italian Screens – Industry Day

Industry Day

Italian Screens Industry Day 

Në kuadër të këtij aktiviteti, më 20 prill në Tiranë, pranë Hotel Sky Tower (kati i 19-të), do të organizohet për herë të parë Italian Screens Industry Day: një ngjarje që shënon një hap konkret drejt integrimit të dy industrive kinematografike dhe hapjes së kanaleve të reja të bashkëpunimit industrial.

Dita do të jetë e ndarë në dy momente. Sesioni institucional i mëngjesit do të përfshijë përfaqësues nga Italia dhe Shqipëria, me qëllim nisjen e një dialogu të strukturuar mbi format e mundshme të bashkëpunimit midis dy industrive të filmit: nga bashkëproduksioni tek shpërndarja, nga harmonizimi rregullator tek shkëmbimi i profesionalizimit.

Më pas, sesioni B2B do t’u ofrojë disa prej kompanive kryesore italiane të prodhimit të filmave, mundësinë e takimit me partnerë potencialë shqiptarë, në takime dypalëshe të mirë synuara. Ky sesion do të sjellë një mundësi konkrete për të eksploruar mundësitë e bashkëproduksionit, për të identifikuar projekte të përbashkëta dhe për të hedhur themelet e marrëdhënieve të qëndrueshme industriale.

Industry Day promovohet nga Departamenti i Ndërkombëtarizimit të Cinecittà, si pjesë e aktiviteteve të koordinuara nga Drejtoria e Përgjithshme për Kinemanë dhe Sistemin Audioviziv të Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë.

Event me Ftesë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Departamenti për Ndërkombëtarizimin e Cinecittà-s
  • Ne bashkepunim me: Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë