Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ismail Kadare – Dantja i pashmangshëm

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Europe House ka kënaqësinë të prezantojë

Ismail Kadare – Dantja i pashmangshëm

Një takim kushtuar esesë së Ismail Kadaresë, me Maurizio Serra, Piro Misha dhe Remzi Lani, nën moderimin e Rudina Xhungës.

8.10.2026, ora 18:30
Europe House
Rr. Papa Gjon Pali II – Tiranë

Për të marrë pjesë është i nevojshëm regjistrimi: https://luma.com/lc9tk38r

Dantja i pashmangshëm është eseja në të cilën Ismail Kadare analizon Dante Alighieri-n dhe veprën e tij më të famshme, Komedia Hyjnore, duke reflektuar mbi ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në kulturën europiane.

Për Kadarenë, Dante është një autor “i pashmangshëm”, sepse vepra e tij vazhdon t’u flasë brezave pasardhës dhe të shtrojë pyetje mbi tema universale si liria, pushteti, mërgimi, drejtësia, besimi dhe ekzistencën njerëzore.

Dialogu ideal mes Kadaresë dhe Dantes ndërton gjithashtu një urë midis kulturës italiane dhe asaj shqiptare, duke treguar se si vepra danteske i ka kaluar kufijtë e epokës dhe të gjuhës së vet, duke u shndërruar në një prani themelore në kulturën europiane.

Takimi do të zhvillohet në italisht dhe shqip, me përkthim simultan.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Europe House