Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

International Human Rights Film Festival – Albania 2023 (18-23.09.2023)

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë nternational Human Rights Film Festival – Albania 2023, i cili këtë vit hap edicionin e 18-të me filmin italian:
SHOCKING MARRIAGE nga Demetrio Casile
Me: Paola Lavini, Giacomo Battaglia, Gigi Miseferi, Natale Bova, Federica Ambrogio.
Komedi – Itali, 2021, kohëzgjatja 106 minuta
Në italisht me titra anglisht
Në shfaqje do të jenë të pranishëm regjisori Demetrio Casile dhe aktorja Natale Bova.
18.09.2023 ora 18:30
Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” Tiranë
(Kinostudio – Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio)
Hyrja e lire
Ora 21.00 – Koncert italian me Vikena Kamenica

Marrëzi Martese është një satirë e pamëshirshme kundër sistemit arrogant dhe të mbushur me  padrejtësi sociale, tipik i botës mafioze. Filmi rrëfen në mënyrë komike dhe me stil “të breshtë”, martesën e motrës së bukur të një kumbari vendas me djalin më të druajtur të qytetit. Origjinal, ironik, zbavitës dhe herë pas here surreal.

Historia e këtij filmi shpreh vlerën shoqërore që mbart, pasi nxjerr në pah mënyrat e reja të të menduarit të të rinjve sot, dhe konkretisht, përpjekjen e tyre për të vendosur kulturën dhe dijen, në vend të dhunës, shtypjes dhe autoritarizmit. Filmi shquhet si një kritikë satirike ndaj mafies dhe botës së saj të nëndheshme të krimit, e cila bazohet në abuzim dhe padrejtësi sociale. Rezultati është një përrallë ironike, origjinale, zbavitëse, e përzier me elementë muzikorë dhe herë pas here surrealë. Duke përvetësuar një ton humoristik dhe një stil qëllimisht të ekzagjeruar, historia sillet rreth dasmës së motrës së një kumbari – një grua e bukur me të cilën askush nuk guxon ta ketë një romancë nga frika e vëllait të saj – dhe djalit më të druajtur në qytet. Një seri ngjarjesh gazmore e shndërrojnë tmerrin e djalit në dashurinë më të thellë për nusen e tij. E njëjta gjë ndodh me vajzën, jeta e së cilës pëson një metamorfozë të hirshme. Menjëherë pas dasmës, dhëndri zë vendin e kunatit të tij në bandën lokale të keqbërësve. Me ndihmën e së shoqes, ai i kthen mënyrat despotike, të dhunshme të kumbarit të mëparshëm, në një sistem dhembshurie dhe drejtësie për të gjithë komunitetin.

Gjatë Festivalit do të shfaqet edhe filmi me metrazh të shkurtër italian.

BUT ALICE DOESN’T KNOW ALL OF THIS?! Nga Alessandro Carrieri
Me: Ornella Muti, Eleonora Siro, Cristian Stelluti, Filippo Dorigato, Angelica De Caro, Maria Vittoria DI Matteo, Luca Varone.
Fiksi – Itali, 2023, kohëzgjatja 15 minuta
Në italisht me titra anglisht
Do të ndiqet nga një bashkëbisedim me regjisorin dhe një anëtar të kastit.
22.09.2023 në orën 18:15
Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” Tiranë
(Kinostudio – Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio)
Hyrja e lire
Por Alice nuk i di të gjitha këto?!, një përrallë e hidhur në të cilën tregohet me delikatesë një nga përvojat më të dhimbshme dhe të tmerrshme që mund të ndodhë: abuzimi me fëmijët.
Një grua detyrohet të rikthehet tek fëmijëria e saj e vështirë dhe fantazmat e së shkuarës. Përmes një procesi psikologjik dhe rilindjeje, ajo gjen dhe ribashkohet me vetveten fëmijë.
Programi: Program – International Human Rights Film Festival Albania (ihrffa.net)

  • Organizuar nga: IHRFFA18
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë