Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Simone Prattico Trio l Internnational Jazz Festival në Shqipëri

jazz 24
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin XVI të International Jazz Festival në Shqipëri, me pjesëmarrjen e “Simone Prattico Trio”, i përbërë nga Simone Prattico (bateri), Alessandro Gwiss (piano) dhe Marco Siniscalco (kontrabas).
Bateristi dhe kompozitori italian me origjinë romane, Simone Prattico, është një nga figurat më origjinale të xhazit bashkëkohor në nivel ndërkombëtar.”. Pas shpërnguljes në Paris, përgjatë një karriere më shumë se 25-vjeçare, ai ka zhvilluar një kërkim muzikor tërësisht personal, duke interpretuar në skenat dhe festivalet më të rëndësishme në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Stili i tij buron nga gërshetimi i kulturës mesdhetare me muzikën afro-amerikane, përmes një fuzioni të xhazit bashkëkohor, ritmeve groove dhe ndikimeve afro-funk, të gjitha këto të mbështetura nga një komponent ritmik i fuqishëm. Muzika e tij dallohet për një gjuhë dinamike dhe të rafinuar, ku improvizimi, energjia dhe dialogu midis muzikantëve luajnë një rol qendror.
Me Simone Prattico Trio, bateristi prezanton një repertor që pasqyron rrugëtimin e tij artistik dhe kërkimin mes traditave të ndryshme muzikore, duke krijuar një pikëtakim origjinal mes xhazit, ritmit dhe kulturës mesdhetare.
Rezultati është një xhaz bashkëkohor elegant, energjik dhe thellësisht evokues, i aftë për ta shndërruar traditën në një gjuhë muzikore personale, të hapur dhe pa kufij.

24.9.2026 ora 19:00

Salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Internnational Jazz Festival në Shqipëri
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë