Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë në kuadër të Panairit të Librit, duke mundësuar praninë e përkthyeses Ilide Carmignani, e cila do të mbajë pranë Departamentit të Gjuhës Italiane në Tiranë, një leksion me titull “Marrëdhënia shkrimtar-përkthyes si në nivelin teorik/përkthim ashtu edhe në atë praktik/botim”
Ilide Carmignani ka lindur në Lucca dhe është një nga përkthyeset më të rëndësishme në skenën letrare aktuale. E njohur mbi të gjitha si “zëri” i Luis Sepúlveda dhe Roberto Bolaño, ajo bashkëpunon me shtëpitë më të mëdha botuese italiane. Fituese e çmimit të Përkthimit Letrar nga Instituti Cervantes, ajo është përkushtuar gjithmonë me pasion, për të bërë të njohur punën e përkthyesit, si përmes seminareve, konferencave dhe shkrimeve (libri i saj “Autorët e padukshëm: takime mbi përkthimin letrar”) edhe duke kuruar aktivitete mbi përkthimin, në Panairin e Librit të Torinos.
16.11.2023 ora 10.30
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Italiane
Hyrja e lirë